E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Berisha të rregullojë drejtësinë, imuniteti “u kry”

Kryeministri të reflektojë dhe të mos e kthejë 6 gushtin në një tragjedi për vendin. Kjo ka qenë thirrja që PS ka lëshuar gjatë ditës së sotme përmes Sekretarit të saj Organizativ, Blendi Klosi. Në një deklaratë për shtyp, Klosi tha se data 6 gusht nuk përfaqëson asnjë afat kohor të vendosur me konsensus brenda palëve politike në vend, ndërsa e ka konsideruar cështjen e imunitetit, një cështje të mbyllur për të cilën PS ka dhënë dhe miratimin e saj.
 

Më tej Klosi shtoi se vendi ynë duhet të përbushë detyrimet ndaj Bashkimit Europian, detyrime këto që sipas tij lidhen me një drejtësi të pavarur, c`rrënjosjen e kulturës ndaj pandëshkushmërisë dhe luftimin e korrupsionit. Në këtë kontekst ai shton se vetëm pas diskutimit të propozimeve të PS lidhur me këtë problematika do të bëhet dhe votimi për heqjen e imunitetit.
 

“PS është nismëtare e projekligjit për imunitetin. Ne votuam cdo nen të projektilit për imunitetin. Qeveria duhet të realizojë detyrimet ndaj BE. PS i bën thirrje Berishës të diskutojë propozimet tona, ne jemi për BE ndërsa Berisha është kundër; ne jemi për një drejtësi të pavarur, Berisha kërkon drejtësi të gjunjëzuar, ne duam të luftojmë korrupsionin, Berisha ka krijuar sistem totalisht të korruptuar” deklaroi Klosi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›