E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama satelit në orbitën e humbjes

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha ka garantuar opozitën se do të votojë cdo kërkesë së Ramës për kodin zgjedhor, nëse atë e aprovon ODIHR-i. Në mbledhjen e sotme të grupit të PD-së, Berisha ka akuzuar Ramën se nuk është një lider i vërtetë, duke theksuar se sipas sondazheve  vetëm 40% e socialistëve do të votonin Ramën.

Ua them me siguri të plotë, vetëm 40% e socialistëve do ta votonin Ramën, ndaj është postuar vëmendja te Bamiri dhe Kreshniku dhe të UFO platforma. Por e vërteta është se ata i rrëzojnë dy-tri deputetë atij- tha Berisha.

Berisha ka deklaruar se nuk mund të flasë për qëndrimin e Ramës pasi ai është satelit në orbitën e humbjes. Që të gjitha variantet e tij nuk e nxjerrin dot nga ajo orbitë. Imagjinoni njeriu që ka 8 muaj që u thotë bashkëpunëtorëve të mi do fitojmë nga kuq e zitë, por lideri nuk e bazon fitoren tek realitetet inekzistente, por te pushtimi i mendjes dhe zemrës së qytetarëve- tha Berisha.

Berisha ka deklaruar se pranon edhe dënimet e paimagjinueshme të kërkuara nga Rama, si shtesë në kod.

Nëse ekspertët e ODIHR-it, i qëndrojnë dënimeve të larta të paimagjinueshme të kërkuara nga Rama ne do i votojmë, mirë nuk na vjen, por ky është një kompromis që bëhet. Te listat e zgjedhësve kërkojmë respektimin e standardeve ndërkombëtare. Nuk lejohet të përdoret lista si përjashtim, ajo nuk mund të jetë e tillë që të ndikojë në përjashtim- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›