Parada gay, Berisha: Vend i lirive të garantuara
TIRANË- Përgjigje aspak mbretërore të zëvendësministrit te Mbrojtjes, Ekrem Spahiu e ka quajtur kreu i qeverisë, Sali Berisha deklaratën e tij ‘per t’i kap ne hu’ homoseksualet gjate paradës në Tiranë.
Sipas Berishes, Tirana është qytet i tolerancës dhe Shqipëria vend i lirive të garantuara. Ai ka deklaruar se pavarësisht asaj që kanë thënë aleatët e tij, asnjë parti nuk ka dajakun në platformë.
Aleatët kanë bërë deklarata të papranueshme. Aspak përgjigje mbretërore reagimi i zotit legalist, se dhe vetë janë parti e tolerancës dhe e kanë faktuar këtë dhe tani ka qenë një teprim se nuk mund të bëhet fjalë. Orientimi i ndryshëm seksual është një realitet i lashtë sa vetë lashtësia, që eksiton pavarësisht nga besimet apo bindjet politike- tha Berisha.
Berisha ka vlerësuar qëndrimin e komisioneres për të drejtat e pakicave dhe reagimin e saj, si reagim adekuat të përshtatshëm ligjor.