Parada LGBT, Berisha: Tirana, qytet i tolerancës. Deklarata e Spahisë, aspak mbretërore

Sali Berisha ne mbledhjen e grupit PD, foto LSA
Kryeministri Berisha ka shpehur sot qëndrimin e tij në lidhje me debatin e hapur ditët e fundit për manifestimin e grupeve me orientim të ndryshëm seksual.
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha e cilësoi aspak mbretërore deklaratën e zv.ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahia, 3 ditë më parë.
Shqipëria është vend i lirë dhe nuk mund të kufizojmë manifestimet. Ne kemi miratuar një ligj dhe ai ka qenë i domosdoshëm. Është e vërtetë që këto pakica kanë nevojë për mbrojtje ligjore. Aleatëve mund tu them se kanë bërë deklarata të papranueshme, aspak përgjigje mbretërore regimi i kreut të PLL. Edhe vetë janë parti e tolerancës dhe e kanë dëshmuar këtë. Ajo ka qenë një teprim, se nuk mund të bëhet fjalë që njerëzit të mos munden të shprehin veten e tyre në këtë vend në përputhje me ligjet e vendit. Orientimi u ndryshëm është një realitet u lashtë sa vetë lashtësia. Tirana është qytet i tolerancës, vendi është një vend i lirive të garantuara, tha Berisha.
“Programi i PS, rilindja e së shkuarës së hidhur”
Kryeministri u shpreh se program i PS-së Për një rilindje shqiptare është kthimi i Bllokut në krye të kësaj partie. Berisha tha se Rama votohet vetëm nga 40 % e socialistëve.
Vetëm 40 për qind e socialistëve do ta votonin Edi Ramën. Ndaj është spostuar vëmendja te Kreshniku, Bamiri dhe platforma UFO. Ata nuk mund të besojnë kurrë se Edi Rama mund ti çojë drejt fitores. Të të votojnë vetëm 40 për qind, je i pashpresë. Kjo ka ndodhur. Ai nuk bën platformë po thotë kemi Bamirin dhe Kreshnikun. Rama duhet të kuptojë se pavarësisht nga prognoza dhe sinoptika elektorale është në interesin e tij më të mirë që të kompletojmë reformat e kërkuara për porcesin e integrimit, në të cilat opozita merr meritat e saj. Ai flet për rilindje, po çfarë rilindje bëri ai përveç rilindjes së bllokut, kthimi i bllokut në krye të PS-së. Me këtë do ti bindë shqiptarët ai? Janë qytetarët ata që i japin përgjigjen e merituar. I thirri biznesmenët dhe po u jepte mendtë e Gramoz Ruçit për biznes.
Taksa marksise është e faktuar e dështuar. Ai i premton biznesit shqiptar si rilindje të shkuarën e hidhur të vendit, tha Berisha. / G.N.