E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama sdo guxonte të bënte 21 janarin pa Topin

Kryeministri Sali Berisha, dje gjatë bashkëbisedimit me gazetarët

Kryeministri: Do hetohet heshtja e SHISH-it

Referendum për imunitetin sipas nenit 150 të Kushtetutës, PS ka 10 vjet që thotë jo

Kryeministri Sali Berisha sqaroi dje për herë të parë arsyet përse zëvendësoi ish-drejtorin e SHISH-it, Bahri Shaqirin, me Visho Ajazi Likën dhe konsultat e zhvilluara me SHBA-të. Shefi i qeverisë, në një konferencë të gjatë për mediat, theksoi se ngjarja e 21 janarit do të hetohet në mënyrë të plotë, për të dhënë drejtësinë e merituar për humbjen e katër jetëve. Në përgjigjet e tij, Berisha theksoi se prokurori i ri do të zgjidhet nga Presidenti në përputhje me Kushtetutën, sipas ligjit që ka miratuar me dakordësi me kreun e PS-së, Edi Rama. Berisha u dha përgjigje dhe deklaratave për negociatat me Greqinë dhe referendumit popullor për imunitetin.
Deputetët e maxhorancës do të jenë ata që do të dorëzojnë kërkesën për referendum popullor për heqjen e imunitetit, brenda dy javëve të para të muajit shtator. Socialistët rëndom spekulojnë, duke thënë se nuk është imuniteti pengesë për korrupsionin, se edhe po të hiqet imuniteti do të ketë korrupsion. Sigurisht, edhe vendet që nuk kanë imunitet kanë korrupsion, por e kanë atë në një shkallë shumë të vogël, sesa Shqipëria. Po mbrojte korrupsionin, mbron përdorimin e pushtetit për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme! Për të mos thënë më tej se, kur ti përdor targën imunitare për bosët e drogës dhe larje parash, bëhesh epiqendër dhe strumbullar i krimit të organizuar dhe formave më të rrezikshme të tij. A janë këto shpikje të Sali Berishës? Ju garantoj: Asnjëra prej tyre. Uroj dhe shpresoj që kjo kërkesë të jetë jo vetëm e deputetëve të maxhorancës, por të firmosin edhe ata deputetë të Partisë Socialiste, të cilët në ndërgjegjen e tyre të thellë e konsiderojnë heqjen e imunitetit një kërkesë legjitime të zgjedhësve të tyre, si interes jetik i qytetarëve shqiptarë, për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe luftën kundër korrupsionit, u shpreh kryeministri.
Zoti Kryeministër, përse nuk e patë të arsyeshme të mos konsultoheshit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me emërimin e ri të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, pasi, për hir të së vërtetës, gjatë viteve të shkuara ne kemi parë një interesim konstant nga SHBA-të për këtë institucion?
Bashkëpunimi i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë, është një bashkëpunim i shkëlqyer, për aq sa Shqipëria mund të kontribuojë. Duhet të kemi të qartë se rolin kryesor për paqen e sigurinë në botë, sot, e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si udhëheqëse e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Shqipëria është e privilegjuar që ka një bashkëpunim të shkëlqyer me këtë vend të madh mik dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Jam shumë i bindur se në vitet që vijnë ky bashkëpunim do të njohë nivele të tjera shumë të rëndësishme. Pra, është një bashkëpunim shumë i mirë, i shkëlqyer dhe do të jetë edhe më i mirë, edhe më i shkëlqyer. Së dyti, konsultat për probleme të sigurisë me aleatin kryesor janë të pandërprera dhe çdo problem sigurie që kemi, ne e trajtojmë haptas me aleatët tanë.
Pyetja dytë ka të bëjë me çështjen e zgjidhjes së kryeprokurorit të ri. Siç flitet edhe në media, a ka pasur një marrëveshje ose a ka mes PD-së dhe aleatëve të saj kryesorë në maxhorancë, LSI, për tia dhënë kryeprokurorin e Përgjithshëm kësaj force?
Kushtetuta ka përcaktimin e vet të kristaltë. Zoti Rama ishte dakord kur bëmë ligjin  e Prokurorisë, nuk ka punë qeveria, është atribut kryekëput, e drejte kushtetuese e Presidentit të Republikës. Mund të them, jam i bindur se Presidenti do të veprojë në përputhje të plotë me detyrimin e tij kushtetues dhe të drejtën e tij kushtetuese, se është kompetencë e tij.
Gjatë viteve të fundit, në deklaratat e ministrave tuaj dhe deputetëve demokratë është deklaruar se nga ana e ish-kreut të SHISH ka pasur një mungesë në raportimet për 21 janarin, madje është akuzuar ish-kreu i SHISH-it për ndërhyrje në punët e brendshme të politikës. A ju ka fshehur ish-kreu i SHISH informacione për ngjarjet e 21 janarit dhe a ju ka çuar kjo në shkarkimin dhe zëvendësimin e tij?
Zëvendësimi i kreut të SHISH ka pasur dy arsye themelore. Së pari, ju garantoj se në bindjet e mia më të thella, në këtë vend nuk mund të ketë mandat më shumë se 4 x 2 apo 7 x 1, pra çdo zyrtar i Ekzekutivit duhet të jetë me një mandat të përcaktuar. Ky është rregulli i demokracisë. Ligji i vendit e barazon drejtorin e Shërbimit Informativ me ministrin, madje për mendimin tim, ligji e çon pak më tutje, pasi jashtë përcaktimit kushtetues, emërimin e zëvendësit të tij ia kalon Presidentit. Kjo do të ishte e mjaftueshme për mua. Ka një çështje të dytë, meqenëse e kam deklaruar dhe e deklaroj prapë. 21 janari ishte një nga ngjarjet më tragjike në historinë e këtij kombi, ishte një nga skenarët më ogurzi, i cili filloi me fjalime puçiste, u revokuan fjalimet puçistë të vitit 24 , me fraza dhe me çdo gjë. U montua një video ku u implikua direkt Kryeministri. Dhe pavarësisht se televizioni që u detyrua të montojë në zyrat e Ramës, tha Jo, zoti Rama vazhdonte të thoshte; Po, është zoti Berisha i implikuar. U parapri nga një sërë sloganesh puçiste, kufomash, përmbysjesh, tejkalimesh të Kushtetutës etj. Për të gjitha këto burime, nga më të shumtat, përfshi agjenci të huaja, informuan qeverinë se më datë 21 janar do të jetë një përpjekje shumë e rëndë për dhunim dhe përdorim force. Institucioni i vetëm, që me ligj varet nga Kryeministri i vendit, pasi Shërbimi Informativ varet nga Kryeministri, kështu thotë ligji i bërë nga paraardhësit e mi, pra ky shërbim nuk dha qoftë edhe një germë informacioni. Ju garantoj se kjo që ndodhi do të ishte një motiv i plotë për ta shkarkuar shefin e Shërbimit Informativ të vendit, cilido që të ishte ai. E bëri me qëllim apo pa qëllim, kjo është çështje e tij nuk është e imja, por unë kam bërë deklaratën time. Ka disa detyra në ligjin e shërbimit, në detyrimet që ka shërbimi ndaj institucioneve kushtetuese, në raste të cenimit dhe dhunimit të tyre. Por se çfarë e vendosi atë në heshtje totale të paimagjinueshme, ky është një problem që sqarohet, por ky do të ishte një motiv i dytë absolut për shkarkimin e tij. Meqenëse në bindjen time më të thellë, se kurrë Edi Rama nuk do të guxonte të ndërmerrte atë që ndërmori, me gjithë analizën e gjithanshme që unë i bëj atij, pa mbështetjen direkte të Topit të tij dhe ai ishte burimi i atij akti kriminal që ndërmorën ndaj vendit të tyre, unë natyrisht problemin e shefit të Shërbimit nuk e zgjidhja dot me Topin. Ishte një fat i madh që Shqipëria ishte vend i NATO-s, shqiptarët duhet të ndihen shumë krenarë dhe të lumtur, ky problem po ecën në hullinë ligjore. Ai do të hetohet në mënyrën më absolute, edhe ata të cilët organizuan përpjekjen për të përmbysur me dhunë një pushtet të dalë nga vota. Çdo gjë, ato fjalë që ju kam thënë në datën 21 janar, ora 19:00, këtu ato fjalë u përsëritën nga miqtë tanë më kryesorë, u përsëritën nga Komisioni Europian. Nuk është problemi im fare. Ky është një problem në interes të qytetarëve shqiptarë. Hetimi do të jetë i plotë. Janë 4 qytetarë që kanë humbur jetën. Shpirtrat e tyre kërkojnë drejtësi. Kanë protestuar me qindra herë para dritareve të mia dhe nuk u ka hyrë  një gjemb në këmbë. Në asnjë rast dhe në asnjë rrethane zë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›