E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Një budalla e beson Saliun

Kreu i PS, Edi Rama

Kreu socialist u përgjigjet deklaratave të Kryeministrit për imunitetin nga Twitter.

Sështë opozita që e pengon integrimin, por qeveria

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, iu përgjigj menjëherë deklaratave të Krye-ministrit Berisha për çështjen e imunitetit dhe statusit të vendit kandidat. Në adresën e tij në rrjetin social Twitter, Rama i cilësoi deklaratat e Kryeministrit prej të çmenduri. Sa më shumë Saliu flet për imunitetin, aq më shumë mendoj se duhet të jesh vërtet shumë budalla për të besuar se thotë të vërtetën!…, shkruan Rama në adresën e tij. Sipas tij, integrimi i vendit në BE nuk kushtëzohet nga heqja ose jo e imunitetit. Sështë imuniteti që pengon hyrjen tonë në BE, por qeverisja që spërmbush dot detyrat e BE-së, institucionet e kapura dhe mungesa e shtetit ligjor. Nuk është as opozita që e bllokon integrimin, por është qeveria që fajëson në kor opozitën për të justifikuar dështimin e vet me integrimin, shprehet Rama në Twitter. Në seancën parlamentare të 6 gushtit, Parlamenti nuk mundi të gjente konsensus mes palëve për të votuar kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve, pasi socialistët kërkuan dhe një reformë në drejtësi që do të mbronte gjyqtarët nga presioni i politikës. Që prej 6 gushtit, maxhoranca ka akuzuar opozitën se përmes bllokimit të heqjes së imunitetit për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët, po bllokon dhe një nga prioritetet e caktuara nga Brukseli për të marrë ftesën e vendit kandidat për në BE. Pritet që në seancën e parë të nisjes së sesionit të ri parlamentar, çështja e imuniteteve të jetë në qendër të debatit parlamentar dhe politik.

Protesta, Braçe: Berisha fajtor
Pas deklaratës së Kryeministrit Berisha, se shpirtrat e katër të vrarëve më 21 janar kërkojnë drejtësi, reagoi dhe deputeti socialist, Erion Braçe. Ai bëri përgjegjës direkt Sali Berishën për vrasjen e tyre, duke thënë se ai do të përgjigjet një ditë për to. Sipas Braçes, një ditë Berisha nuk do të jetë në pushtet dhe atëherë do të përgjigjet për të gjitha krimet që ka bërë, duke nisur që nga vrasjet e 21 janarit. Sot u është kthyer vrasjeve shtetërore të 21 janarit. Dhe ka të drejtë. Deri më sot ka pohuar botërisht se ai personalisht ka urdhëruar vrasjet më 21 janar dhe nuk e ka vënë kurrkush nën hetim. Kjo nuk ndodh kurrkund, veçse në Siri!, shkruan Braçe në Facebook.

Ngjela: Saliu, si Makbethi për protestën e 21 janarit
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, avokat Spartak Ngjela, në një reagim pas deklaratave të Kryeministrit për hetimin e 21 janarit, tha se Berisha i ngjan Makbethit. Në banketin makbethian, hijen e Bankos e shihte vetëm Makbethi, sepse të tjerët hanin e pinin pa merak. Vrasësi kishte qenë Makbethi, çpunë kishin të tjerët? Edhe këtu, në Tiranë, hijen e katër të vrarëve të 21 janarit e sheh vetëm Saliu, se ai i vrau; paçka se kërkon të akuzojë për të qetësuar veten. Hija do të vijojë të të mundojë Sali, derisa, pas rrëzimit tënd, do të vijë edhe ndëshkimi yt për katër të vrarë. Kjo është e sigurt, shprehet Ngjela në një reagim të tij pas konferencës për shtyp të Kryeministrit Berisha. Në deklaratën e tij, Kryeministri akuzoi kreun e SHISH-it, por dhe ish- presidentin Topi se kanë gisht në përgatitjen e protestës së opozitës më 21 janar dhe se ata duhet të hetohen.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›