E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama, sill planin në KRRTRSH

 

Pak orë pasi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, akuzoi Kryeministrin se po mban peng Planin Rregullues të Tiranës, reagon kreu i qeverisë. Duke folur në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, Berisha i bëri thirrje Ramës të sjellë sa më shpejt planin në Këshillin e Rregullim Territorit të Republikës së Shqipërisë për ta miratuar. “E ftoj zotin Rama që del në konferencë shtypi dhe që, pasi e ka mbajtur një vit planin, ta sjellë sa më shpejt në Sekretarinë Teknike dhe do t’ia miratojmë, në mënyrë që të mos krijojmë alibi të kota. Pasi e mbajti planin e rregullimit një vit e gjysmë, e miratoi para dy javësh, tani del e thotë po e bllokon KRRTRSH-ja”, u shpreh Berisha. Kryebashkiaku Edi Rama ka akuzuar shpreh kreun e qeverisë se është kthyer në pengesë të miratimit të planit urbanistik, i cili pritet t’i japë fund ndërtimeve kaotike në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›