E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama sme impresionon

/ /

Gjate fjalimit te tij rreth 20 minuta kreu i maxhorances u ndal gjate te seanca e fundit parlamentare. Une dua te garantoj cdo shqiptar dhe ne demokratet e kemi faktuar kete kemi respektuar dhe do te respektojme ne shkallen me maksimale cdo liri e te drejte te qytetareve shqiptare por per kercenimet une dua ti them shokut Edvin se edhe te paret e tij ti ngreje nga varri edhe dajen Spiron edhe Kristaqin e vete Enverin ne nuk na impresionojne. Ne jemi njerez te lire nuk kercenojme njeri por nuk dorezohemi. Ne respektojme lirite te drejtat ligjin u shpreh Berisha. Ne kete aktivitet me degen e PD-se Kryeministri i eshte rikthyer akuzave ndaj kundershtarit te tij politik lidhur me publikimin e disa videove kater vite me pare ku ai pozonte ne nje plazh nudo. Familjen une ia respektoj por do ju them vetem dy gjera. Tri dite pas dasmes se fundit gjeti Shkelzen Avdulla Berishen per ta paraqitur si Shkelzen Sali Berishen. Pastaj jemi shqiptare dhe ne qofte se ti del lakuriq plazheve do te ta them ketu jo si kryeminister se si kundershtar eshte tjeter problem por si qytetar kete nuk e kaperdij. Ne qofte se ti nxjerr bashkeshorten lakuriq ne plazhet publike ate moral mbaje per vete sepse do ta denoncoj cdo dite ne cdo fshat ne cdo qytet e ne cdo familje shqiptare vijoi me tej kreu i Qeverise. Ndaj shko te te mbeshtesin ata qe te mbeshtesin se ne nuk i kaperdijme. Imagjinoni sikur ky te behej nje dite kryeminister i ketij vendi dhe ne bulevardin ku do ta prisnin me flamurin kombetar nje shoqate te varte fotot nudo te tij cili do te ishte nderi e dinjiteti yne. Personi publik eshte person publik perfundoi fjalen e tij Berisha.

Dilaver Xhelili

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›