E Diel, 1 Nëntor 2026

Dietat dhe faturat e celularit te 2010 Mimi Kodheli padit Kuvendin ne gjyq

/ /

TIRANE - Deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli padit Kuvendin e Shqiperise ne Gjykaten e Tiranes per nje shume prej afro 350 mije lekesh te rinj detyrime te papaguara ndaj saj. Behet fjale per disa perfitime financiare sipas Kodhelit te papaguara ne lidhje me transportin dieta dhe telefon perfitime qe i takojne per shkak te statusit te deputetes. Referuar kerkese-padise pagesat e mbajtura i perkasin periudhes 25 shkurt-31 maj 2010. Padia eshte regjistruar pak dite me pare ne gjykaten e kryeqytetit. Pales paditese ne te eshte deputetja Kodheli ndersa pale e paditur Kuvendi i Republikes. Detyrim i Kuvendit te Shqiperise te me paguaje te gjitha perfitimet financiare ne vleren 353.798 leke detyrim qe perbehet nga diferenca e pages se papaguar per muajin maj ne shumen 102.689 leke dietat per udhetim qe lidhen me ushtrimin e detyres ne shumen 61.000 leke per periudhen 25 shkurt-31 maj 2010 kuoten financiare per sherbime telefonike ne shumen 45.100 leke per periudhen 25 shkurt-31 maj 2010 kuoten financiare per sherbimin e transportit ne shumen 145.009 leke per periudhen 25 shkurt-31 maj 2010 thuhej ne objektin e padise. Po ne padi deputetja Kodheli pretendon se nuk ka marre asnje shpjegim nga Kuvendi per kete. Megjithe interesimin prane kesaj administrate me arrogance dhe pa asnje shpjegim nuk na jepen arsyet ligjore se perse nuk jane zbatuar ligjet dhe aktet ne fuqi per perfitimet qe burojne nga statusi i deputetit. Pavaresisht se ka kaluar mbi dy muaj akoma nuk na jepet asnje arsye ligjore se perse ligji nuk zbatohet duke na cenuar direkt ne permbushjen e misionit tone kushtetues thuhej ne kerkese-padi. ar.ba

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›