E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti dorezon pergjuesit ne Prokurori

/ /

Rreth ores 1300 te dites se djeshme Prifti eshte paraqitur ne zyrat e Njesise Task Force Antikorrupsion e cila po heton ceshtjen e hapur pas publikimit te regjistrimeve ne emisionin Fiks Fare. Ish-ministri Prifti hyri ne Prokurori me nje cante ku mbante nje kompjuter portativ lap-top te cilin e ka dorezuar ne Prokurori. Pas rreth 30 minutave deputeti ka lene zyrat e hetuesve per te dale nga Prokuroria e Tiranes. I kontaktuar dje nga gazeta Panorama ish-ministri Prifti tha se kishte dorezuar prova te reja ne Prokurori. Nderkohe burime nga organi i akuzes kane thene se provat e dorezuara ne Prokurori nga Dritan Prifti jane pikerisht pajisjet me te cilat eshte regjistruar biseda ne zyren e Ministrise se Ekonomise.
Ish-ministri ne Prokurori
Duke qene se eshte deputet dhe ka imunitet parlamentar Dritan Prifti eshte ftuar dje nga prokuroret e Tiranes per te dorezuar disa prova shtese ne lidhje me hetimet. Prokuroret kane kerkuar dorezimin e pajisjeve me te cilat eshte kryer pergjimi i bisedes se 1 marsit 2010 mes Dritan Priftit dhe Ilir Metes. Pak ore pas fteses se Prokurorise Dritan Prifti eshte paraqitur ne zyrat e Task Forces. Gjate qendrimit te tij aty per rreth 30 minuta ish-ministri ka dorezuar kameren me te cilen eshte bere pergjimi ne zyren e tij kur ishte drejtues i Ministrise se Ekonomise. Prokuroria tha se ka kerkuar te sekuestroje kameren me te cilen u regjistrua pergjimi per efekt te hetimeve qe po zhvillohen mbi vertetesine e materialit. Duke pare te dhenat teknike te kameres kapacitetin dhe cilesine e saj ekspertet e huaj qe pritet te mberrijne ne Shqiperi do te kontrollojne nese video-regjistrimi eshte kryer pikerisht me kete pajisje ne teresine e tij.
Albpetroli
dhe HEC-et
Ne kuader te hetimeve qe po zhvillohen per video-regjistrimin e bere publik pak dite me pare Prokuroria e Tiranes ka sekuestruar dje disa dokumente ne Ministrine e Ekonomise dhe ne zyrat e Albpetrol. Grupi i hetimit ka mberritur ne zyrat e dy institucioneve rreth ores 1300 duke marre dokumentet qe kane te bejne me tenderin e Albpetrol si dhe koncesionin e HEC-it qe pretendohet se jane permendur ne biseden e pergjuar nga Dritan Prifti. Prokuroria tha se pas ekspertizes se videos do te verifikoje ne dokumentet e sekuestruara nese procedurat e zhvillimit te tenderave dhe koncesioneve kane qene te rregullta dhe ne perputhje me ligjin. Verifikim i vecante do te behet per biznesmenet apo kompanite qe jane shpallur fitues ne keto procedura. 
Hetimi
Dy dite pas hapjes se hetimeve per video-pergjimin Prokuroria e Tiranes kerkoi pranine e disa eksperteve te huaj qe do te verifikojne autenticitetin e materialit. Videoja u dorezua ne proku-rori nga Dritan Prifti dy dite pas publikimit ne emisionin Fiks Fare. Gjate dorezimit te materialit ish-ministri Prifti pranoi se ai e kishte kryer pergjimin ne fjale. Pas ketij pohimi dje Prokuroria ka kerkuar qe Prifti te dorezonte pajisjet me te cilat eshte realizuar regjistrimi i fshehte. Akuzat per te cilat po heton Prokuroria lidhur me kete ceshtje jane korrupsion aktiv i funksionareve te larte shteterore korrupsion pasiv i funksionareve shteterore dhe shperdorim detyre.

PD Rama falsifikoi videon me dy punonjes te Sigurimit te Shtetit

Partia Demokratike vijoi diten e djeshme te akuzoje serish kreun e PS-se Edi Rama per falsifikimin e videos se pergjimit mes ish- ministrit Dritan Prifti dhe Ilir Metes. Duke folur ne nje konference per shtyp deputetja e PD-se Mesila Doda tha se kreu i opozites e falsifikoi videon me dy punonjes te vjeter te sigurimit te shtetit. Me kete veper te rende penale kreu i bllokmeneve te rinj deshmon se njelloj si Kristaq Rama qe firmosi ekzekutimin dhe varjen e Havzi Neles dhe kundershtareve te tjere politike edhe pas renies se Murit te Berlinit Edvini me dy punonjes te vjeter te Sigurimit te Shtetit monton falsifikon video per kundershtaret e tij politike. Partia Demokratike u deklaron qytetareve shqiptare se kete poshtersi e ben vetem nje njeri per te cilin vlerat morale dhe dinjiteti njerezor nuk ekziston tha Doda. Sipas saj montimin e nje videoje mund ta beje nje njeri qe ka akuzuar te atin si baba te djalit te tij. Kete akt te shemtuar Edvin Kristaq Rama apo shoku 20 e realizoi sepse ai sot eshte njeriu i vetem ne politike ne Europe qe ka akuzuar te atin si baba te djalit te tij dhe nuk ka pranuar ti beje analizen per te faktuar akuzen e tij. Nje manipulim te tille e ben vetem nje njeri qe nxjerr bashkeshorten dhe veten lakuriq ne plazhe publike dhe u thote te tjereve se cfare ju duhet ju se cbej une me gruan time duke shkelur etiken morale me elementare te zyrtarit dhe te njeriut te qyteteruar tha me tej deputetja e PD.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›