Berisha-Rama, takim pas terheqjes se kreut socialist
Sali Berisha dhe kryetari socialist Edi Rama pritet te takohen neser ne mbremje per te diskutuar rreth zgjedhjes se presidentit te ri te vendit. Ne takim do te marrin pjese edhe kryetaret e dy grupeve respektive parlamentare. Bisedimet zhvillohen 14 ore perpara se ne parlament te mbahet raundi i dyte i votimit per kreun e shtetit ku kerkohet nje shumice e cilesuar per zgjedhjen e tij. Kryeministri Berisha dhe kryetari socialist Rama do te ulen per here te pare perballe njeri tjetrit. Ata kane qene se bashku ne nje tryeze disa here, por krahas aktoreve te tjere, vendas apo te huaj. Mosbesimi i thelle reciprok qe ka shoqeruar marredheniet mes tyre dhe koha e shkurter ne dispozicion deri ne hapjen e raundit te dyte, te henen ne ora dhjete, ndoshta nuk lene shume vend per optimizem, por natyrisht qe bisedimet ne mbremjen e se dieles do te jene percaktuese per menyren e zgjedhjes se presidentit te ardhshem.
Kryetari socialist Edi Rama e kishte kerkuar nje takim te tille qe ne fund te muajit prill, por kryeministri u perfshi ne ceshtjen e zgjedhjes se presidentit vetem ne nisje te afatit kushtetues per procedurat. Ai shmangu vazhdimisht nje takim me zotin Rama duke mos e konsideruar te nevojshem dhe duke preferuar bisedime ne nivel te kryetareve te grupeve parlamentare apo permes kanaleve te tjera ndermjetesuese, nderkohe qe mblodhi disa here aleatet e tij e madje takoi edhe kryetarin e Bashkimit te te Drejtave te Njeriut, Vangjel Dule, partia e se cilit eshte e rreshtuar ne opozite.
Palet u perfshine me pas ne polemika qe i larguan me shume nga njera tjetra. Kerkesa e socialisteve per te diskutuar edhe per ceshtjet e reformes zgjedhore dhe asaj parlamentare si dhe per imunitetet nga njera ane, dhe propozimi nga ana tjeter i shumices per kandidaturen e anetarit te gjykates kushtetuese Xhezair Zaganjori ishin argumentet e betejes mediatike qe palet konsumonin kunder njera-tjetres.
Lojtari kyc ne ceshtjen e presidentit, kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta dy dite me pare u shpreh se nje takim mes kryeministrit dhe kryetarit socialist do te pershpejtonte procesin. Palet ulen neser ndersa kane leshuar nga qendrimet e tyre fillestare. Kryeministri u terhoq nga ideja e kandidimit te nje eksponenti te partise se tij, dhe kete fakt ai e nenvizoi fort dje, ndersa nga Vlora fliste mbi bisedimet per presidentin e ardhshem.
Kryetari socialist nga ana e tij, e ka ndare tanime ceshtjen e presidentit nga ato te reformave te tjera. Nuk dihet nese zoti Berisha do te kembengule per kandidaturen e zotit Zaganjori, apo ne tryeze do te hidhen edhe emra te tjere, qe kane qarkulluar mes paleve dy ditet e fundit. Socialistet nga ana e tyre po pergatiten per te ofruar zyrtarisht emra kandidatesh potencial.
Akuzat e Berishes per Ramen
"Kryetari i PS-se ka nje problem shume te madh. Problemi i tij i pare, eshte se nuk fiton, se dyti edhe kur fiton nuk di se ka fituar. A mund te edukohet ai qe te njohe se kush fiton? Ne politike nuk ka kurre "te tere ose asgje". Ti fiton dicka dhe tjetri dicka tjeter. Arsyeja kerkon qe te respektosh kundershtarin, kerkon ti japesh atij mundesi te marre pjese ne kete proces, te terhiqesh edhe nga ato qe ke deklaruar vete, sepse ky eshte procesi i kompromisit dhe te arrish ne nje rezultante. Rama edhe kur fiton i duket sikur humbet sepse ka kulturen "E tere ose asgje", - tha kryeministri vetem dy dite me pare nga qyteti i Vlores.