Berisha ne Himare, lule ne vendin e tragjedise
Kryeministri i vendit Sali Berisha u ndal dje ne qytetin e Himares, ku zhvilloi nje takim me autoritetet lokale te Bashkise se Himares, Kryetarin e Keshillit te Qarkut te Vlores, Anesti Dhimojani dhe mjekun e Spitalit te Himares, Spiro Guta. Kreu i qeverise ka falenderuar te gjithe ata, te cilet, se bashku me shume qytetare te zones, dhane ndihmen e pare per te shpetuar te plagosurit e aksidentit tragjik te ndodhur disa dite me pare ne Himare. Gjithashtu, kreu i qeverise u ndal dhe vendosi nje buqete me lule ne vendin ku ndodhi aksidenti tragjik dhe u perul ne nderim te viktimave te kesaj tragjedie, qe trishtoi zemren e cdo shqiptari. Kryeministri i shprehu edhe njehere mjekut Guta, ekipit te tij mjekesor, strukturave dhe qytetareve te Himares, falenderimet dhe mirenjohjen me te thelle te te gjithe shqiptareve per reagimin e shpejte, ndihmen eficente dhe te pergjegjshme qe ata bene, reagim, sic theksoi Kryeministri, i cili shpetoi shume jete. Sipas tij, nese nuk do te ishte dhene ajo ndihme e pare, ajo nxjerrje nga rrenojat e autobusit, ndoshta jete te tjera do te kishin humbur. "Dua t'ju shpreh edhe njehere falenderimin dhe mirenjohjen me te thelle te te gjithe shqiptareve, per reagimin e shpejte, eficent, njerezor, te pergjegjshem qe bene qytetaret e Himares ndaj asaj tragjedie shokuese per te gjithe shqiptaret, reagim i cili shpetoi shume jete", iu drejtua Berisha te pranishmeve. Ai u shpreh se, nese nuk do te ishte dhene ajo ndihme e pare, ajo nxjerrje nga rrenojat e autobusit, ndoshta jete te tjera do kishim humbur. "Edhe ju keni bere pune shume te madhe, mjeket ketu kane bere pune shume te madhe me ekipin e vet dhe me ato mjete qe paten. Ajo ishte nje ngjarje shume tronditese, por ne ate fatkeqesi, ju ne radhe te pare dhe me pas, te gjitha institucionet, reaguan me shpejtesine me te madhe te mundshme dhe bene qe te shpetohej ajo qe mund te shpetohej", iu drejtua kryeministri kryetarit te Keshillit te Qarkut te Vlores, Anesti Dhimojani dhe mjekut te Spitalit te Himares, Spiro Guta. Ne fund te takimit, kryeministri shprehu edhe njehere dhimbjen per 13 jetet e humbura. Ngjarja e rende qe shokoi mbare shqiptaret neper bote ndodhi me 21 janar te ketij viti ne afersi te Himares, vendin e quajtur qafa e Vishes. Si pasoje e daljes nga rruga dhe renies ne nje humnere te nje autobusi me 33 studente te Universitetit "Aleksander Xhuvani' te Elbasanit, humben jeten 13 persona, ndersa u plagosen shume te tjere. Ne mbeshtetje te strukturave shteterore, strukturave te pushtetit lokal te angazhuara ne kete operacion, u perfshine edhe banore nga zonat perreth, te cilet ndihmuan per shpetimin e te plagosurve nga aksidenti i rende. Studentet e perfshire ne kete aksident tragjik ishin nisur per nje ekspedite, te cilet e kishin te parashikuar ne planin mesimor te vitit te trete.
Austri, dy studentet ende ne koma
Vazhdon te mbetet e pandryshuar gjendja e dy vajzave te transportuara per ne Austri pas aksidentit tragjik te Himares, Florije Peci dhe Eriselda Gubere, te cilat po kurohen ne klinika te specializuara ne Vjene jane ne nje gjendje te qendrueshme, por ende ne gjendje kome. Sipas te dhenave nga Ministria e Shendetesise deri tani jane tentuar dy zgjime por per fat te keq, pas asnje rezultat pozitiv. Sikurse behet me dije, para tre ditesh ne Austri kane mberritur edhe familjaret e dy vajzave ne menyre qe t'u qendrojne prane. Ata shpresojne ne nje zgjim te te rejave, duke mos reshtur se luturi, qe ato t'i kthehen jetes normalisht. Rtv 21 ka bere me dije se ne Vjene eshte nje mjek kosovar qe ndjek gjendjen e 2 studenteve, ndersa thekson se komuniteti shqiptar ne Austri ka ofruar ndihmen per vajzat e aksidentuara.