E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama tashmë është ish-kryetar i PS-së

Kryeministri Sali Berisha
"thumbon" kryesocialistin
Edi Rama, duke
komentuar statusin e Partisë
Socialiste. Sipas Berishës, "vota
e Ballagatit është flakje e doktrinës
së mashtrimeve, me të cilën
ish-kryetari i PS-së, Edi Rama, u
paraqit përpara shqiptarëve për
vite të tëra". Pushimet në det,
kthimi për disa orë në zyrën kryeministrore
në Tiranë dhe disa
vizita në periferi të kryeqytetit,
Berisha e ka shoqëruar edhe
me disa deklarata thumbuese
për kryetarin e PS-së në prag të
kongresit të jashtëzakonshëm
që do të mblidhet në fund të
gushtit. "Shprehem këtu për ishkryetarin,
jo se atij i është ndërprerë
mandati nga statuti i tij, se
çështjet e statutit të partisë së tij
nuk më interesojnë mua, por e
vërteta është se me leksionin e
madh që i dhanë shqiptarët më
28 qershor, ai mund të rrijë të
shpifë, të trillojë, të mashtrojë,
por çdo ditë numri i shqiptarëve
që do i besojnë atij do të pakësohet,
deri sa ta lënë vetëm
me shalsat e tij", tha Berisha. I
ndodhur në Kamzë për përurimin
e fillimit të punimeve për
një rrugë, kryetari i qeverisë ka
komentuar situatën e Edi Ramës
në PS. Për Kryeministrin Sali
Berisha, Rama tashmë është
ish-kryetari i partisë rivale.
Megjithëse u shpreh se nuk do
të ndërhyjë në punët e brendshme
të Partisë Socialiste, kreu
i qeverisë e ka pasur të vështirë
të mbajë distancë nga zhvillimet
që po ndodhin në Partinë
Socialiste.
Kryeministri ftoi banorët e
Kamzës t‘i bashkohen festës
për fitoren në Ballagat. "Ndaj
edhe unë ju ftoj që të vazhdojmë
të festojmë fitoren me
vepra konkrete, të festojmë
fitoren duke lënë mbrapa një
prapambetje të madhe që
nuk e meritonim; duke lënë
mbrapa një problematikë të
madhe që trashëguam", tha
Berisha. Sipas tij, banorët e
Kamzës janë dëshmitarë se
në çfarë kushtesh u ndërtuan
shtëpitë në këtë zonë dhe cilat
janë ndryshimet e kësaj zone
gjatë këtyre 4 viteve. "Unë ju
garantoj ju, se 4 vitet që vijnë,
do të jenë vitet e ndryshimit
më të madh pozitiv të këtij
qyteti dhe të mbarë qyteteve
e të fshatrave të vendit. Në
këto 4 vite, Shqipëria që po
ndryshon do të jetë një Shqipëri
krejt tjetër, do të jetë një
Shqipëri e standardeve të reja,
një Shqipëri gjenerator i fuqishëm
punësimi; një Shqipëri
në të cilën, shkollimi cilësor,
shërbimi shëndetësor cilësor,
infrastruktura moderne, do
të bëhen një realitet për të
gjithë vendin", tha Berisha. Më
pas, Kryeministri u angazhua
përpara disa qindra banorëve
të Bashkisë së Kamzës, se me
investime do ta shndërrojë
Kamzën me një infrastrukturë
moderne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›