E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Pse e arrestuam Sali Lushën

U
rdhri i dytë ndryshon
të parin. Kështu ka
vepruar edhe policia
shqiptare brenda 24
orëve, duke ndryshuar urdhrin
për zhurmat nga lokalet në
zonat turistike. Uniformat blu
janë tërhequr me përplasjet që
kanë pasur natën e parë, duke
deklaruar se lokalet mund të
vazhdojnë edhe gjatë natës të
shërbejnë, por nuk do të lejojnë
zhurmat që shqetësojnë pushuesit
që kanë ardhur për të
kaluar këtë sezon turistik pranë
brigjeve shqiptare. Në një njoftim
të dytë, policia ka vënë në
dukje se jeta e natës në zonat
bregdetare nuk do të ndërpritet,
por që të gjithë lokalet, pub-et
dhe restorantet që ushtrojnë
një aktivitet të tillë do të jenë të
detyruara të ulin volumin, deri
në atë masë që të mos përbëjnë
shqetësim për qytetarët.
Urdhri i fundit
Policia e Shtetit sqaroi dje
vendimin e dy ditëve më parë
ku urdhëronte që pas orës 24:00
të gjitha lokalet dhe restorantet
do të pushonin së funksionuari
në kuadër të ndalimit të ndotjes
akustike. Sipas njoftimit të
Drejtorisë së Përgjithshme të
Policisë së Shtetit, nuk bëhet
fjalë për bllokim të aktivitetit
pas orës 24:00 për ato ambiente
ku luhet muzikë e lartë, por
që të gjitha këto biznese, që
ushtrojnë një aktivitet të tillë
do të jenë të detyruara të ulin
volumin, deri në atë masë që të
mos përbëjnë ndotje akustike.
Në këtë kuadër, Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit
sqaron mediat dhe opinionin
publik në lidhje me njoftimin e
bërë ditën e mërkurë për ndotjen
akustike në zonat turistike
se: Nuk do të mbyllet asnjë
disko, klub nate, bar, restorant
etj., që vazhdojnë të punojnë
pas orës 24.00 nga dita e hënë
deri ditën e enjte dhe pas orës
02.00 për ditët e premte dhe
e shtunë, në rast se do të eliminojnë
ndotjen akustike pas
kësaj ore. Sipas policisë, nisma
bëhet në kuadër të ankesave
të shumta të qytetarëve dhe
shqetësimet e vazhdueshme të
turistëve vendas dhe të huaj, që
pushojnë në plazhet e vendit
tonë, për ndotjen akustike nga
diskot, klubet e natës, baret,
restorantet.
Urdhri i parë
Ditën e mërkurë, Drejtoria
e Përgjithshme e Policisë së
Shtetit deklaroi se nisur nga
ankesat e shumta të qytetarëve
dhe shqetësimet e vazhdueshme
të turistëve vendas dhe
të huaj, që pushojnë në plazhet
e vendit tonë, për ndotjen akustike
(zhurma e diskove) tej
normave të lejuara dhe jashtë
orareve të përcaktuara, ka marrë
masat për të siguruar një qetësi
në të gjitha plazhet dhe zonat
turistike.
"Në këtë kontekst, të gjitha
drejtoritë e policisë në qarqe
dhe komisariatet e policisë,
që në territoret që mbulojnë
ka zona turistike, do të marrin
masa që nga dita e hënë deri
ditën e enjte pas orës 24.00, dhe
për ditët e premte dhe e shtunë
pas orës 02.00, të ndërpresin
aktivitetet që krijojnë ndotje
akustike në zonat turistike",
deklaroi e prerë Policia e Shtetit.
Madje, në përfundim të urdhrit
të saj, policia njoftoi se për
rastet e prishjes së qetësisë publike,
të parashikuara nga neni
274 i Kodit Penal, do të kryhen
veprimet procedurale dhe materialet
t‘i kalojnë Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor për hetime
të mëtejshme. Këto masa të
ashpra erdhën, jo veç pas ankesave
të shumta të pushuesve,
por edhe pas ndërhyrjes së
policisë bashkiake në çdo zonë
për ndalimin e këtij fenomeni.

Policia, kontrolle në të gjithë bregdetin

Urdhri i kreut të policisë është vënë në
zbatim nga të gjitha strukturat, sidomos
në zonat turistike. Sipas të dhënave zyrtare,
kontrolle janë ushtruar në disa zona gjatë
natës së mërkurë, duke u gdhirë e enjte,
ashtu siç është vepruar edhe mbrëmë deri
në orët e para të mëngjesit. Policia deklaroi
se ka kërkuar zbatimin e urdhrit te të gjithë
dhe ka marrë masa në ato raste që ka hasur
në kundërshtim të tij. Sipas të dhënave
zyrtare, kontrolle janë ushtruar në Velipojë
te disa lokale nate, ndërkohë që më tej,
policia ka vijuar me kontrolle të tjera edhe
në Shëngjin. Gjithashtu, nuk kanë mbetur
jashtë kontrollit edhe zonat bregdetare
të Durrësit dhe Kavajës, ku edhe ndodhi
incidenti me ish-truprojën e Berishës,
Sali Lusha. Policia shpjegon se incidente
të vogla ka pasur edhe në zonën e Fierit
dhe të Vlorës, por pa shkaktuar probleme
të mëtejshme, pasi të gjithë i janë bindur
urdhrit të policisë.

Kontrollet në lokale sjellin
dhunë ndaj një emigranti

Kontrollet në lokalet e natës kanë sjellë edhe konflikte të tjera
mes pushuesve dhe punonjësve të policisë. Një ngjarje e tillë
ka ndodhur edhe dy ditë më parë në Sarandë, ku një 34-vjeçar
nga Delvina, prej vitesh emigrant në Greqi, është dhunuar nga policia
e qytetit bregdetar. 34-vjeçari delvinjot, Arjan Musta, ka denoncuar
për ushtrim të dhunës fizike. Megjithatë, ngjarja nuk është mbyllur
me kaq. Pas denoncimit, ai është lënë i lirë për të shkuar në banesën
e tij në Delvinë, por edhe punonjësit e policisë e kanë denoncuar atë
për ushtrim dhune. Nga të dhënat e policisë është mësuar se ditën e
enjte i dëmtuari Arjan Musta ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë
e rrethit Gjyqësor të Sarandës. Me kallëzimin penal të bërë prej tij, 34
vjeçari ka denoncuar policinë e Sarandës. Në denoncimin e bërë prej
tij mësohet se nuk përmenden emra të policëve, për të cilat ai pretendon
se kanë ushtruar dhunë mbi të, por thjesht drejtohet kundër
institucionit të Komisariatit të Policisë së Sarandës. Ndërkohë, burime
nga Prokuroria e Sarandës thanë se kallëzim penal për ngjarjen e
ndodhur mesnatën e së mërkurës, është bërë edhe nga Komisariati i
Policisë në Sarandë. Sipas burimeve policore, efektivët e Komisariatit
të Sarandës kanë bërë kallëzim penal kundër 34-vjeçarit Arjan Musta,
për veprën penale të "fyerje dhe kundërshtim me dhunë të forcave të
policisë gjatë kryerjes së detyrës". Sipas burimeve nga prokuroria për
këtë çështje mësohet se hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen
e plotë të ngjarjes së ndodhur. Familjarët thanë se për të ndihmuar
në zbardhjen e ngjarjes dhe në ndëshkimin e autorëve të ushtrimit
të dhunës, kanë informuar edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë
së Shtetit, Ahmet Prençi, si dhe i janë drejtuar për mbështetje institucionale
Avokatit të Popullit.

Sali Lusha, "viktima" e parë e ndotjes akustike

Viktima e parë e këtij urdhri për ndotjen akustike
ka qenë ish-truproja e Kryeministrit
Sali Berisha, i cili është bashkëpronar në një
kompleks në Golem. Ai është përplasur me policinë
rreth orës 02:00 të mëngjesit, gjë që i ka kushtuar
shumë, pasi është arrestuar dhe ka përfunduar në
qeli. Bashkë me të, policia
ka arrestuar edhe shtatë
persona të tjerë, dhe
shoqëruar pronarin tjetër
të kompleksit të njohur
"Rio", Ukë Çelkolaj. Sipas
të dhënave nga policia e
kryeqytetit, menjëherë
pas urdhrit të dhënë nga
Drejtoria e Përgjithshme
e Policisë së Shtetit janë
marrë masat për eliminimin
e këtij fenomeni.
Strukturat e posaçme të
policisë së kryeqytetit
janë instaluar në Kavajë,
pasi është pjesë e Qarkut
të Tiranës dhe ka në territorin e saj disa zona turistike
siç është edhe Golemi. Kështu, shërbimet
policore kanë ndërmarrë kontrolle në të gjitha zonat
turistike, duke vënë në dijeni pronarët e lokaleve,
pub-eve dhe restorante për urdhrin e lëshuar për
ndotjen akustike dhe kanë kërkuar mirëkuptimin e
tyre që të ulin muzikën e të ndërpresin aktivitetet që
shkaktonin zhurmë. I njëjti veprim është kryer edhe
në Golem, ku shtrihet kompleksi "Rio", pikërisht
pranë zonës së "Shkëmbit të Kavajës". Efektivët e
policisë kanë hyrë brenda në ambientet e pub-it dhe
kanë kërkuar të ulet muzika dhe të mos shkaktohen
zhurma, pasi ora shënonte 02:00 e mëngjesit dhe
sipas urdhrit kishte kaluar
afati prej dy orësh. Madje,
uniformat blu i kanë shpjeguar
drejtuesve të lokalit
se muzikë e tillë lejohet
vetëm deri në mesnatë,
ndërsa të premten dhe
të shtunën deri në orën
02:00. Por, këtu kanë hasur
në kundërshtitë e Sali
Lushajt dhe Ukë Çelkolajt,
të cilët janë pronarët e
këtij kompleksi. Ata nuk
kanë pranuar një urdhër
të tillë dhe kanë deklaruar
se nuk do ta zbatonin. Kjo
ka sjellë përplasjen me
forcat e policisë, veprim i cili ka degjeneruar më tej
dhe ka përfunduar me shoqërimin e tyre, bashkë me
gjashtë persona të tjerë në ambientet e Drejtorisë
së Policisë së Tiranës. Nga ana tjetër, shërbimet
mbështetëse kanë bërë mbylljen e aktivitetit për
orët e para të mëngjesit të djeshëm deri në sqarimin
e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Pse e arrestuam ish-truprojën e Berishës"

Sali Lusha dhe shtatë miqtë e tij akuzohen për kundërshtim të policisë dhe prishje të qetësisë publike

Ish-truproja e Kryeministrit
Sali Berisha është arrestuar
për kundërshtim të punonjësit
të policisë dhe prishje
të rendit. Bashkë me të janë
arrestuar për të njëjtën akuzë
edhe shtatë persona të tjerë. Kjo
ka qenë deklarata e zyrtarëve të
Drejtorisë së Policisë së Tiranës,
pas përplasjes që kanë pasur me
ish-badigardin Sali Lusha, i cili
tashmë ushtron aktivitet privat
në një biznes.
Burimet zyrtare të Policisë
së Tiranës shpjeguan se rreth
orës 02.00 të mëngjesit, teksa
patrullat e rendit kishin nisur
kontrollet për ndotjen akustike,
kanë marrë informacion se ata
kishin hasur në kundërshtimin
e disa personave te kompleksi
"Rio" në Golem, që rezulton të
jetë në pronësi të Ukë Çelkolajt
dhe Sali Lushës. Menjëherë në
vendngjarje kanë shkuar shërbime
përforcuese nga Komisariati
i Kavajës, por edhe nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës. Shërbimet
policore kanë rrethuar zonën
dhe kanë kërkuar sërish që të
mbyllej lokali e të ulej muzika në
maksimum, por kjo ka hasur në
kundërshti të disa personave. Në
këto kushte, policia ka hyrë brenda
ambienteve të lokalit, duke u
konsultuar edhe me prokurorin.
Por, siç tregojnë uniformat blu,
disko ka qenë e mbushur dhe
kanë pasur vështirësi për të
kryer detyrën. Në përfundim
të një debati të ashpër, i cili ka
degjeneruar në shtyrje dypalëshe
mes efektivëve të policisë dhe
personave në lokal, shumë veta
janë shoqëruar në komisariat.
Veprimet e policisë kanë vijuar
deri në mëngjes, ku është kërkuar
edhe mirëkuptimi i ish-truprojës
së Kryeministrit Sali Berisha, por
nuk kanë rënë në ujdi.
Kështu, tetë persona janë
shoqëruar në ambientet e Drejtorisë
së Policisë së Tiranës, ndërsa
dhjetë të tjerë në Komisariatin e
Kavajës. Policia tha se personat,
të cilët paraqisnin rrezikshmëri
më të vogël, janë dërguar në komisariat,
ndërsa të tjerët, të cilët
kanë kundërshtuar me dhunë
forcat e policisë, janë sjellë në
Tiranë. Ata janë marrë në pyetje
në lidhje me këtë konflikt, ku
kanë deklaruar se forcat policore
kishin ushtruar dhunë ndaj tyre
dhe kanë kundërshtuar se kishin
prishur qetësinë publike. Por, kjo
nuk e ka ndaluar prokurorin të
presë urdhrin e arrestit për tetë
persona, ndërsa të tjerët janë lënë
sërish të lirë, pasi u janë marrë
deklaratat përkatëse.
Sipas të dhënave zyrtare, i
arrestuar ka përfunduar edhe ishtruproja
e Berishës, Sali Lusha, i
cili është shoqëruar edhe herë të
tjera në ambientet policore për
probleme të ndryshme. Bashkë
me të është shoqëruar edhe pronari
tjetër i kompleksit "Rio", Ukë
Çelkolaj, por ai nuk është arrestuar.
Gjithashtu, urdhri i arrestit
është prerë për Renaldo Gecajn,
Shkëlzen Susajn, Avdyl Gjonukajn
(Gjomakaj), Visar Kasharin,
Rubin Grazhdanin, Maringlen
Bllikun dhe Edgar Muçajn. Sipas
policisë, të gjithë këtë persona
akuzohen për kundërshtim me
dhunë të punonjësit të policisë
dhe prishje të rendit e qetësisë
publike, ku dy prej tyre janë të
afërm të Sali Lushës. Në lidhje
me këtë, sipas Kodit Penal, kundërshtimi
që i bëhet punonjësit
të policisë së rendit publik, me
qëllim për ta penguar atë për të
kryer detyrën sipas ligjit, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim deri në
një vit. Po kjo vepër, kur kryhet në
bashkëpunim ose duke ushtruar
dhunë fizike, dënohet me gjobë
ose me burgim nga tre deri në
shtatë vjet. Edhe prishja e qetësisë
publike përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose
me burgim deri në dy vjet.
Në përfundim të këtij aksioni,
policia deklaroi se nuk do të bëjë
lëshime në asnjë rast kur shkelet
ligji, pavarësisht presioneve apo
personave, të cilët e kanë shkelur
atë. Drejtues të lartë të policisë
së kryeqytetit bënë të ditur se
edhe personat e tjerë do të kenë
të njëjtin fat sa herë të kundërshtojnë
uniformat blu. Por, për
arrestimin e Lushës, burimet
policore treguan se ai mund të
lirohet shumë shpejt, pasi edhe
kundërvajtja penale e konsumuar
prej tij është e lehtë dhe gjykata
mund të vendosë që ai të procedohet
penalisht në gjendje të lirë.

Kush është Sali Lusha

Sali Lusha, ish-truproja e Kryeministrit Berisha, është njohur
edhe si një prej njerëzve më të afërt të tij. Si një ndër
të akuzuarit për ngjarjen e 14 shtatorit, ai ka qenë i shoqëruar
disa herë në polici edhe për ngjarje të ndryshme,
por që nga viti 2006 emri i tij nuk ishte përmendur nga
policia. Pikërisht në qershor të vitit 2006 është shoqëruar,
pasi është konfl iktuar me pronarin e një lokali në zemër të
zonës së ish-Bllokut. Pas konfl iktit, ai u është shmangur
forcave të policisë, por më vonë është shoqëruar, ku ka
dhënë sqarimet përkatëse për rastin. Ndërkohë, vetëm
pak kohë më parë, ai ka pasur një "konfl ikt" mediatik me
ministrin Sokol Olldashi, në kohën kur ky i fundit ishte
ministër i Brendshëm. Sali Lusha kishte pretenduar se
Olldashi kishte tentuar t‘i ngushtojë hapësirën, duke i kërkuar
policisë ta mbikëqyrte, apo ta mbante nën kontroll,
duke mos e lejuar të jetojë si qytetar i lirë. Madje, një gjë
të tillë e ka pranuar edhe ish-ministri i Brendshëm, por
kjo nuk solli probleme madhore mes tyre. Ndërkohë, sot
e kësaj dite, Sali Lusha njihet si një ndër simpatizantët
më të fl aktë të Partisë Demokratike, madje në trupin e tij
ka bërë tatuazh edhe një fl amur të PD-së.

Pushuesit: Policia ushtroi
dhunë ndaj të pranishmëve

Ngjarja e mbrëmshme në Golem ka sjellë edhe
reagimin e disa pushuesve, të cilët kanë qenë të
pranishëm në ambientet e diskotekës "Rio" në momentin
e ndërhyrjes së policisë. Menjëherë pas publikimit
të lajmit për arrestimin e tetë personave, kanë reaguar
pushuesit që ndodheshin të pranishëm mbrëmjen e së
mërkurës, duke u gdhirë e enjte, në diskon "Rio", duke
theksuar se policia është sjellë në mënyrë agresive pa
motiv. Ata kanë folur për media të ndryshme, duke shtuar
për këtë argument se u është prishur mbrëmja pa shkak. I
të njëjtit mendim ka qenë edhe kompozitori Gjergj Leka, i
cili performoi mbrëmë në kompleksin e Sali Lushës. Ai u
shpreh për mediat vizive se dhuna e policisë nuk kishte të
bënte me oraret e muzikës, sepse, sipas tij, janë zbatuar të
gjitha oraret e vendosura për mbylljen e mbrëmjes, duke
i dhënë fund në 23.59 minuta. Leka thekson se dhuna e
përdorur është e papranueshme. Më tej, ai ka shpjeguar
se çfarë kishte ndodhur konkretisht në këtë diskotekë.
Ndërkaq, disa pushues të tjerë kanë deklaruar se do u
drejtohen organeve kompetente për të kallëzuar penalisht
policinë mbi këto veprime të kryera dy net më parë. Ata
kanë shpjeguar se dhunë është ushtruar jo vetëm ndaj
të arrestuarve, por edhe të shoqëruarve të tjerë, apo të
pranishmëve në diskotekë. Megjithatë, këto janë hedhur
poshtë nga policia, duke deklaruar se ka përdorur vetëm
atributet që i lejon ligji për të kryer veprimet procedurale
në një vendngjarje të tillë, ku disa persona nuk i janë bindur
urdhrit të policisë për eliminimin e ndotjes akustike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›