E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi, takim me mbështetësit e tij në PS

Anëtari i Kryesisë së Partisë
Socialiste, Ben Blushi,
intensifikon takimet me
mbështetësit e tij brenda selisë
rozë në prag të kongresit të
jashtëzakonshëm të muajit
gusht. Dje, Ben Blushi, së bashku
me anëtarë të tjerë si: Eva
Allushi, Edlira Haxhiymeri,
Saemira Pino, Rrapush Tola,
Elmaz Sherifi etj., zhvilluan një
takim në zyrën e nënkryetarit të
Kuvendit, Ylli Bufi. Qëllimi i këtij
takimi janë zhvillimet e kongresit
të jashtëzakonshëm më 29
gusht. Burimet nga ky grup bënë
të ditur se pika kryesore e diskutimit
ishte platforma që mban
emrin e Ben Blushit, si edhe
përcaktimi i strategjisë për të
nisur lobimin me bazën socialiste
e për të pasur sa më shumë
delegatë që do kërkojnë që
kryesocialisti Edi Rama të mos
rikandidojë. Të njëjtat burime
saktësojnë se një prej ideve të
hedhura është që në rendin e
ditës së zhvillimeve të kongresit
të jashtëzakonshëm të jetë edhe
një kërkesë e këtij grupi, nëse ka
ose jo të drejtë Rama të rikandidojë.
Blushi dhe mbështetësit
e tij janë shprehur se Rama
duhet të japë dorëheqjen dhe
të mos kandidojë më për postin
e kryetarit të Partisë Socialiste.
Njëkohësisht burimet saktësuan
se paraprakisht është bërë një
ndarje e zonave mes këtij grupi
që mbështet Ramën, të cilët do
të nisin punën dhe kontaktet
me bazën socialiste. Qëllimi
është që të arrijnë një numër
sa më të madh të delegatëve që
do kërkojnë mosrikandidimin e
Edi Ramës.
Ndërkohë, prej disa ditësh,
PS-ja është përfshirë nga
pushimet e verës dhe vetë
kryetari i PS-së ka zgjedhur
që të pushojë dhe t‘i kombinojë
ato me takime pune
në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Paralelisht me punimet
për kongresin, selia rozë
është në pritje të raportit të
OSBE-ODIHR-it, ndërsa vetë
ka depozituar në ambasadat
e huaja dhe në strukturat të
Bashkimit Europian të gjitha
shqetësimet që ajo ka vërejtur
në zgjedhjet e 28 qershorit.
PS-ja do të shkojë në kongresin
e jashtëzakonshëm me një
rezolutë, e cila u miratua në
Asamblenë Kombëtare më 28
korrik. Në bazë të kësaj rezolute
është mosnjohja e rezultatit
të zgjedhjeve, për shkak
të parregullsive që kanë hasur
e që kanë ndikuar në rezultatin
përfundimtar. PS-ja vendosi
që të hyjë në Parlament dhe
aty të gjejë rrugët e duhura për
të kontestuar zgjedhjet që nuk
përmbushën standardet. Rama
është shprehur se do të kërkohet
krijimi i një komisioni hetimor
parlamentar për zgjedhjet,
ndërsa ka shkuar edhe më tej
kur deklaroi se mund të ketë
dhe kallëzime tek organet e drejtësisë.
Sakaq, po atë ditë, Rama
deklaroi ndërprerjen e mandatit
të tij si kryetar, duke u shprehur
në zbatim të neneve të statutit të
kësaj partie, ndërsa do të vijojë
të bëjë detyrën e tij deri në fund.
Veç kësaj, Rama paralajmëroi
se Partia Socialiste do të nisë
një tur me qytetarët, ku do të
shpjegohet se çfarë ka ndodhur
me zgjedhjet, duke përmendur
këtu edhe organizimin e
protestave. Rama ka bërë dallimin
mes njohjes politike dhe
juridike të zgjedhjeve, duke u
shprehur se ato janë të papranueshme
dhe si e tillë, PS-ja nuk
mund t‘i njohë.

Kandidatët e mundshëm për kryetarë partie

Zyrtarisht, Partia Socialiste nuk ka ende asnjë
kandidat për postin e kryetarit të Partisë Socialiste.
Ata priten të zyrtarizohen ditën e zhvillimit të
kongresit më 29 gusht në sekretarinë e tij. I vetmi
socialist që ka shpallur synimin për të qenë kandidat
është Arben Malaj, ndërsa pritet që të kandidojë
edhe kryesocialisti Edi Rama, si edhe anëtari i Kryesisë
Ben Blushi. Rama nuk e ka bërë ende të ditur
rikandidimin e tij. I pyetur nga mediat javën e shkuar
nëse do rikandidojë, Rama rikonfi rmoi se kjo pyetje do
të marrë përgjigjen e duhur në momentin e duhur. Në
të njëjtin pozicion është edhe Ben Blushi. Ai ka folur
shpesh për një platformë me disa shtylla kryesore që
do i paraqitet kongresit, por ende asnjë gjë konkrete
nëse ai do kandidojë. Sakaq, emrat e kandidatëve
të regjistruar nga kongresi i dërgohen Komisionit
Zgjedhor të Partisë brenda 48 orëve nga sekretari i
përgjithshëm i PSSH-së. Kandidatët për kryetarë,
brenda 3 ditëve nga mbyllja e kongresit, regjistrohen
në KZP ku paraqesin si dokumente: kërkesën me
shkrim drejtuar kongresit, vendimin e kongresit për
miratimin e kandidaturës për konkurrim dhe emrin e
mbiemrin e përfaqësuesit zyrtar të tij pranë KZP dhe
pikat e kontaktit. Asnjë kandidat nuk mundet të marrë
pjesë në zgjedhje si i tillë, nëse nuk është regjistruar
në këtë procedurë. Lista e zgjedhësve përgatitet nga
KZP-ja dhe përfshin anëtarët e partisë të regjistruar
si të tillë deri në datën kur merret vendimi nga organi
përkatës i PSSH-së për zhvillimin e zgjedhjeve
për kryetar të PSSH-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›