Kapet duke vjedhur 17-vjeçari
Një 17-vjeçar është kapur duke vjedhur ushqime në një dyqan ushqimor në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në agimin e ditës së djeshme kur adoleshenti është kapur në flagrancë duke vjedhur miell dhe oriz. Burimet të policisë së Librazhdit konfirmuan se shtetasi A.K. 17 vjeç nga fshati Semes i Komunës Qendër u kap në lagjen Nr.1 të këtij qyteti duke vjedhur në një dyqan ushqimor në pronësi të shtetasit Fatmir Murrashi, i cili ka qenë edhe personi që e ka kapur me "presh në dorë" hajdutin. Ai menjëherë ka sinjalizuar policinë e cila ka bërë arrestimin në flagrancë të vjedhësit.