E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama të japë dorëheqjen pas rrëzimit buxhetit 2009

Kryeministri Sali Berisaha u shpreh sot se "Edi Rama duhet të japë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Bashkisë, pas rrëzimit të projektbuxhetit të vitit 2009 nga Këshilli Bashkiak i Tiranës". Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha komentoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës duke theksuar se "nëse do të më ishte rrëzuar buxheti i qeverisë që unë drejtoj, do të kisha dhënë dorëheqjen. Nuk di të ketë në planet, një buxhet-rrëzuar që nuk gjen përgjegjësinë qytetare të japë dorëheqjen, përveç njërit. Por kjo është çështje e takimeve të tjera me median. Unë vetë do të kisha dhënë dorëheqjen", u shpreh Kryeministri Berisha. Dy ditë më parë (12 Janar), Këshilli Bashkiak i Tiranës ka rrëzuar për të dytën herë radhazi, projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Më parë, ky projektbuxhet ishte rrëzuar gjatë votimit në mbledhjen e datës 19 dhjetor 2008. Projektbuxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2009,  është rrëzuar nga votat e Këshilltarëve demokratë dhe abstenimin e këshilltarëve të LSI-së, të cilët e konsideruan atë "të pamotivuar, me mangësi dhe jo të denjë për kryeqytetin".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›