E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te Avokati i Popullit trokit pa ndrojtje...

Parathënia e publikimit “Triptik mediatik”, të Ermir Dobjanit

Disa vjet me pare kur filloi se vepruari institucioni i Avokatit te Popullit, pak ose aspak informacion kisha mbi menyren dhe praktiken se si ky organizem, pjese e struktures shteterore mund te funksiononte edhe si "opozite" brenda tij. Sapo ishin hedhur hap at e para dhe z. Ermir Dobjani me ftoi te bashkepunonim. Ne tavolinen e punes te drejtuesit te ri te ketij organizmi dhe ne te gjitha mjediset e tjera perveç dinamizmit ndjehej pasioni. Avokati ishte i qarte se nga duhej ta fillonte. Ishte i qarte ne mendimin e tij, ndersa per mua ishte hera e pare kur konstatova se edhe nje institucion shteteror mund te paraqitej me profil te ve~ante, por te kapshem per grupin e te interesuarve. Ne formimin tim artistik u provokua ndjesi pozitive, sepse m'u kerkua te kompozoja logon. Nepermjet saj duhej te kompozoja grafikisht logjiken, politiken, gamen e problematikave qe duhet te perballonte institucioni.
Me provokoi pozitivisht ideja se me ne fund nepermjet gjuhes se shenjave grafike duhej folur qarte dhe se ky elementi grafik duhej te ishte i gjetur estetikisht. Pas disa ditesh, ngjita serish shkallet e godines me nje numer te konsiderueshem te zgjidhjeve grafike. Për here te pare ndjeva se grafika qe propozova zgjoi entuziazem tek Avokati. Ideja dhe zgjidhja qe ofrova bashkurdheronte sakte me mendimin, mbi menyren se si do zhvillohej ky organizem. E gjithe politika strukturore dhe filozofia e ketij institucioni funksiononte mbi perballimin, zgjidhjen dhe orientimin e problemeve qe lindnin qytetarit gjate egzistences se tij. Ai duhej informuar se ishte çelur edhe nje mundesi ku krahas mundesive dhe rrugeve te tjera ligjore mund dhe duhej te trokiste ne nje porte ku vazhdimisht gjendej e hapur. Ne logon qe propozova kisha vendosur ne qender Atlasin. Dobjani reagoi me emocion dhe njekohesisht nisi te beje komentet e duhura dhe mbi detajet dhe gjithçka qe perfaqesonte kjo figureperfaqesuese e mitologjise qe mbante mbi shpine hallet e botes. Ashtu si Atlasi edhe Avokati i Popullit "mban mbi shpine" problemet e shumta te qytetareve.
Kisha goditur ne brendesi te filozofise me te cilen ishte ngritur ky institucion i mireorganizuar dhe konsultativ. Ishin hapat e para, ndersa sot po mbushet nje dekade kur Avokati i Popullit perveç profilit dhe cilesise se veçante, por edhe zgjidhjeve qe ofron eshte kthyer ne nje qender besueshmerie. Kjo vlere eshte percaktuar nga ide pozitive e profesionale. Ne shtyllat e rendesishme e funksionale te shtetit, Avokati i Popullit eshte nje nga kolonat qe mban drejtpeshimin e tij, dhe se brenda kesaj çatie te madhe, logjika e funksionimit duhet te jete e qarte. Ne gamen e çeshtjeve me te cilat eshte perballur perveç vlerave dinjitare ai ka kembengulur per te shkuar deri ne fund te problemeve kur ka konstatuar parregullsi, abuzim apo burokraci nga administrata shteterore. Dhe gjate gjithe kesaj kohe eshte pozicionuar ... vetem ne krahun e qytetarit.
Shpeshhere gabojme dhe adresohemi keq, nuk dijme ku duhet te trokasim per zgjidhjen e nje problemi qe gradualisht kthehet ne makth. Sepse, nuk e kemi ditur se ka nje vend ku trokitet lehtesisht, ka nje dere ku hapet me perzemersi, ka nje hapsire ku rikthehet shpresa ... Aty eshte Avokati i Popullit.
Tashme qe kam ne duar materialet e mbledhura dhe jam duke pergatitur botimin e Prof. Ass. Dr Ermir Dobjani, dhe se kam bashkepunuar nje kohe te gjate me institucionin qe ai drejton, ndjej habi me veten ngaqe nuk arrita ta perceptoj ne mendjen time gjithe korpusin e problemeve qe perfshihen brenda kesaj veprimtarie. Ashtu si dikur kur sapo kishte hedhur hapat e para te veprimtarise, paqartesive te shumta mbi menyren, gamen dhe vizionin e se ardhrne, tani i lexoj ne rreshtat e kesaj permbledhjeje. Ky botim eshte pjese e nje pasurie intelektule, por edhe mekanizem me te cilin mund te bashkeshoqerohemi ne boten e keqkuptimeve te perditshme. Jam i bindur se ne rastet kur ndodhemi ne udhekryq dhe fatit tone nuk i japin zgjidhje ... trokit deren e Avokatit, dhe zemra ne te gjitha rastet do gjeje prehje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›