Prokurori Zamir Shtylla jep dorëheqjen duke i paraprirë në këtë mënyrë veprimit të ligjit të “DOSJEVE”

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Zamir Shtylla ka vendosur të japë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra që mban. Burime të sigurta pranë PP kanë berë me dije përmes telefonit se zoti shtylla nuk ka dërguar akoma në këtë institucion një letër me tekstin e dorëheqjes së tij. Ligjërisht kryeprokurorja Ina Rama duhet të shqyrtojë menjëherë kërkesën. Vendimi i Shtyllës, Drejtor i Hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, besohet se ka ardhur pas sulmeve që i kanë ardhur kohët e fundit dhe denoncime të disa ish-të përndjekurve që thanë se ai ka qenë ndër personat që ka keqtrajtuar shtresat “rebele” kundër regjimit diktatorial. Dorëheqja e Shtyllës, i paraprin zbatimit të ligjit për “Dosjet” i cili pritet të hidhet në veprim gjatë javëve që vijojnë, pavarësisht nëse dekretohet ose jo nga Presidenti.
...