Berisha: Rama të lejojë deputetët e PS-së të hyjnë në Kuvend

Një ditë pasi Këshilli i Evropës kërkoi zgjidhjen e krizës politike në vend, kreu i qeverisë Berisha nëpërmjet një konference për shtyp ka ftuar kryesocialistin Rama të lejojë deputetët e PS-së të hyjnë në Kuvend. Berisha ka premtuar ngritjen e menjëhershëm të Komisionit Hetimor Parlamenar për të hetuar pretendimet e Ramës. "Ftoj Ramën të fusë në Kuvend grupin e PS-së. E garantoj se ky akt do shoqërohet me ngritjen e menjëhershm të Komisionit Hetimor Parlamentar për të hetuar me seriozitetin më të madh gjithë pretendimet e Ramës përveç çëshjteve të gjykuara, që në asnjë rrethanë s'mund të jenë objekt shqyrtimi politik", u shpreh Berisha.
Kryeministri garantoi opozitën se qeveria është e vendosur të bashkëpunojë gjerësisht në të gjithë procesin e refrormave, në veçanti në reformën zgjedhore. "Ku zë kryesor do të njoh zërin e opozitës. Ky mbetet qendrimi im i palëknudr, se mazhorancës i takon t'i japë opozitës garancitë për një proces zgjedhor të ndershëm", pohoi ai.
Kreu i qeverisë , duke iu referuar miratimi të rezolutës nga KiE për Shqipërinë theksoi se u bë e qartë se bojkoti nuk pranohet.