E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fton investitorët për investime në Shqipëri

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në mbrëmje, në konferencën e organizuar, nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA).  Duke e konsideruar këtë moment si hapjen e erës së re të investimeve në Shqipëri, Kreu i Qeverisë u ndal te disa prej arritjeve kryesore gjatë vitit 2009 në fushën ekonomike dhe financiare. "Ne mbyllëm vitin më të stuhishëm për financat botërore, por ju ia dolët më mirë sesa investitorët në çdo vend tjetër. Shqipëria i detyrohet investimeve tuaja për faktin se ne mbyllëm vitin 2009, si vendi i vetëm në Evropë me rritje ekonomike", tha Kryeministri Berisha. Kreu i Qeverisë ftoi investitorët e huaj që të ndërmarrin projekte të reja për moshën dixhitale të këtij vendi. "Vizitova një vend që mendohet se është në moshën dixhitale më të avancuar në Europë. Produkti më ri i këtij rezultati ishte një klime biznesi e shkëlqyer, pra përfituesi i parë nga kjo është biznesi", tha Kryeministri Berisha.  Ai kërkoi angazhimin e FIAA-s për promovimin e potencialeve të Shqipërisë në vendet e huaja, duke paraqitur historitë e suksesit të investimeve të huaja në Shqipëri. Para investitorëve të huaj, Kryeministri premtoi se qeveria "do të zbatojë një sistem të ri inspektorati dhe do të lehtësojë së tepërmi barrën e tij mbi biznesin". "Ne po punojmë së bashku me Bankën Botërore për një sistem të ri të inspektoratit, që kontrollon ligjin në mënyrën më të ligjshme", tha Kryeministri Berisha. Mësimi më i madh i krizës ekonomike botërore, sipas Kryeministrit Berisha, "ishte kapërcimi i saj përmes reformave"."Le ta bëjmë 2010, vitin më të mirë që keni patur ndonjëherë ju dhe Shqipëria", tha Kryeministri, duke kërkuar bashkëpunimin e FIAA-s në këtë drejtim.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›