Berisha: Rama të mos e përdor dhunshëm pushtetin
03/11/2009 Ngjarjet e Orikumit
Kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar aspak të dobishëm reagimin që kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pati në takimin e pak ditëve më parë me banorë të Orikumit, me të cilët përpiqej të bisedonte mbi ngjarjet e javës së kaluar. Për kreun e qeverisë lëvizjet politike të kreut të opozitës nuk janë të menduara mirë dhe se nuk janë produktive. “Me nervozizëm ai nxori njerëz jashtë nga salla. I them se kjo nuk është praktikë produktive. Vërtet t’i përdor pushtetin për të nxjerrë këtë apo atë nga salla, por e vërteta është se në opinionin publik ndodh e kundërta. Kur e përdor dhunshëm pushtetin, je ti që del nga salla, prandaj rri i qetë. U tha qytetarëve të Orikumit se Berisha nuk ka mbajtur premtimin”, - ka deklaruar Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentare demokrat. Por kryeministri u shpreh se garanton kryesocialistin Rama se patjetër që do të mbajë çdo premtim. “Kjo nuk ka diskutim. Atë premtim që kam bërë për tokat e fermave, atë e kam dekretuar dhe në radhë të parë i dal zot vetes sime. Unë si president i Republikës bëra dekretin, e kam bërë me vetëdijen më të plotë dhe bëra ligjin. Ndodhi një manovër parlamentare e zakonshme, që ma dështoi, por kjo shumicë do ta kalonte atë ligj. Ai premtim nuk është bërë vetëm në Orikum, është bërë në Ksamil dhe në shumë zona të tjera dhe do të mbahet. Ai nga njëra anë u kujton premtimin tim, nga ana tjetër i nxjerr jashtë. Të mos nxjerrë njerëz nga salla. Ato çfarë kam premtuar unë do t’i zbatoj”, - ka deklaruar kryeministri Berisha. Duke folur para deputetëve të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se do të mbajë të gjitha premtimet e bëra si gjatë fushatës elektorale, ashtu dhe pas saj. Ai tha se pikërisht dje mori vendimin për EKO-n për nënat shtatzëna.