“Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së të bashkëpunojnë”
03/11/2009 Mazhorancat e reja lokale
Kryeministri Sali Berisha ka pohuar se në disa bashki dhe komuna, në të cilat mazhoranca në këshilla tashmë përbëhet nga aleanca e re PD-LSI, po vihet re qëndrim bllokues. Kreu i qeverisë, pa përmendur raste konkrete, ka thënë se mazhorancat e reja të krijuara pas zgjedhjeve të 28 qershorit nuk duhet të përdoren për të bllokuar, por për të rritur transparencën e punës së njësive vendore. “Qëllimi i kryeministrit dhe i mazhorancës është që mazhoranca e reja të mos përdoren për bllokimin e pushtetit vendor. Maxhorancën ta përdorim për një shkallë shumë më të lartë përgjegjësie ndaj qytetarit, për të mbushur sa më mirë kërkesat e tyre”, - ka thënë kryeministri. Sipas tij, kryetarët e këtyre bashkive dhe komunave, ku shumica në këshillat tashmë përbëhet nga PD-ja dhe LSI-ja, duhet të kuptojnë se buxheti duhet të vendoset mbi bazën e një dialogu dhe kompromisi, mbi bazën e qeverisjes vendore, sepse ky është një rregull i demokracisë botërore dhe nuk është vetëm i Shqipërisë. “Është në interesin e tyre më të mirë që të ulen dhe të negociojnë për buxhetin që do të kalojnë në parlamentet vendore, të gjejnë kompromiset e mundshme dhe të vazhdojnë të qeverisin”, - ka deklaruar kryeministri Berisha. Duke shpjeguar ndarjen e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, shefi i ekzekutivit ka premtuar se do të ketë përsëri rritje të fondeve për pushtetin vendor.