Emigrantët në Itali, gjoba për hyrjet e parregullta
03/11/2009 Vitet kërkuara për marrjen e nënshtetësisë nga martesat
Marrja e shtetësisë italiane përmes martesës mund të bëhet pas dy vjetve qëndrimi në territorin e shtetit italian (pas martesës), ose pas tre vjetësh në rastin kur bashkëshorti/ja gjendet jashtë. Kur çifti ka fëmijë, kërkohet gjysma e kohës. Dispozitat e mëparshme parashikonin një afat 6-mujor. Po kështu do të ishte e domosdoshme pagesa e një takse prej 200 eurosh. Shtrëngim i mëtejshëm mbi martesat, me një ndryshim në Kodin Civil, që parashikon futjen e detyrimit të paraqitjes së lejes së qëndrimit. Kështu, nuk do të ketë më martesa mes një të parregullti dhe një të parregullti tjetër, kjo sigurisht nuk do të sillte asnjë lloj rregullim statusi. Sa i takon ribashkimeve familjare, në dokumentet e domosdoshme shtohet certifikata e përshtatshmërisë higjienosanitare (në të shkuarën si alternativë parashikohej edhe certifikata e lëshuar nga komuna apo ASL-ja vendore), që të dyja lëshuar nga zyrat kompetente komunale. Ndërkohë janë përcaktuar edhe shkeljet për personat që do të tentojnë të hynë në mënyrë të parregullt. Kjo nuk do të thotë burgim i menjëhershëm, por parashikohet një gjobë, që luhatet nga 5000 në 10000 euro. Përveç kësaj parashikohet mundësia e riatdhesimit pa u lëshuar miratimi i autoriteteve kompetente. Për regjistrimin në gjendjen civile kërkohet certifikata e përshtatshmërisë higjienosanitar për banesën.