E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbron dekretet e Topit PD voton shtyrjen

Kuvendi voton me 73 vota pezullimin e votimit per dekretet e Presidentit te Republikes lidhur me zgjedhjen e anetareve te Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese. Kerkesa e prezantuar ne seancen e djeshme plenare nga kreu i deputeteve demokrate Astrit Patozi kerkon pezullimin e votimit te dekreteve derisa Gjykata Kushtetuese te marre vendim per interpretimin e Kushtetutes per rrotacionin e kater anetareve. Pak perpara se kerkesa e deputeteve te mazhorances te votohej deputetja Vasilika Hysi theksoi se Parlamenti nuk ka te drejte te pezulloje votimin e dekreteve te Presidentit pasi ky veprim cenon jo vetem Kushtetuten por edhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese. Hysi ka permendur edhe rekomandimet e BE-se dhe pasojat per kete pezullim jane vertet te renda. Por Kryeministri Sali Berisha theksoi se kerkesa per pezullimin e votimit te dekreteve nuk shkel Kushtetuten pasi perpara se te zgjidhen anetaret e rinj duhet qe Gjykata Kushtetuese te shqyrtoje kerkesen per interpretimin e amendamenteve te Kushtetutes sa u perket zgjedhjeve. Kerkesa eshte votuar kunder vetem nga deputeti Dritan Prifti dhe ai i PS-se Paulin Sterkaj ndersa opozita nuk mori pjese ne votim.

Kerkesa

Kreu i ligjvenesve demokrate paraqiti ne Kuvend kerkesen per shtyrjen e votimit te dekreteve te Presidentit per anetaret e dy gjykatave kryesore. Sipas tij me shume se 1/5 e deputeteve te Kuvendit te Shqiperise i jane drejtuar Gjykates Kushtetuese per interpretimin e disa neneve te Kushtetutes me nje ceshtje qe mbi te gjitha ka te beje me rotacionin kushtetues te anetareve te kesaj gjykate. Po keshtu edhe percaktimin e kufijve te qarte per kriteret e emerimit te gjyqtareve te larte. Kuvendi duhet te shmange qe vete garanti dhe interpretuesi i vetem i Kushtetutes ne kete shtet te jete ne konflikt me ate vete - tha Patozi. Sipas tij kjo mazhorance nuk po ben gje tjeter vetem sa i jep mundesine te vetmit institucion ne vend qe ka atributin per ti dhene nje pergjigje te plote dhe perfundimtare kesaj ceshtjeje duke shmangur nje konflikt te mundshem kushtetues. Por deputetja e Partise Socialiste Vasilika Hysi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Parlamenti po shkel Kushtetuten dhe rregulloren e tij duke dashur te votoje kerkesen per pezullimin e votimit te dekreteve. Hysi i beri thirrje mazhorances te mos votoje kerkesen per pezullimin e votimit te dekreteve pasi ky eshte nje precedent i denueshem qe tregon se Parlamenti nuk po zbaton Kushtetuten. Ky veprim cenon rende Kushtetuten e vendit qe nenvizon se Presidenti zgjedh anetaret e GJK-se dhe Kuvendi i voton por me cduket ju nuk i pelqeni kandidatet qe zgjedh kreu i shtetit - tha deputetja socialiste. Hysi vleresoi se eshte e drejte qe deputetet e mazhorances mund te drejtojne kerkesa ndaj Gjykates Kushtetuese por jo te nderpritet procesi i votimit te dekreteve per anetaret e rinj te GJK-se. Sipas saj sot Parlamenti po cenon integritetin moral te anetareve te Gjykates Kushtetuese. I menjehershem ka qene reagimi i Kryeministrit Sali Berisha i cili u doli ne mbrojtje deputeteve te tij duke theksuar se mazhoranca eshte kunder venies se emrave te inkriminuar ne kohen e diktatures ne krye te Gjykates Kushtetuese dhe te Larte duke bere thirrje qe ne keto institucione te hyjne juriste te rinj te formuar ne vitet e demokracise. Po ashtu - shtoi ai - eshte e nevojshme te zgjidhet konflikti lidhur me afatet. E para qe ka ngritur kete ceshtje te Kushtetutes shqiptare eshte OSBE-ja. E kane ngritur sepse nuk kane pse te mos e ngrene sepse Kushtetuta ka ne kete rast dy percaktime qe bien ndesh njeri me tjetrin. Njeri percaktim thote se gjykatesit zgjidhen per nje afat 9-vjecar tjetri thote se Gjykata Kushtetuese riperterihet me nje te treten - tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›