E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama u rrit si zvarranik në bunkier, unë si zog malesh

TIRANE- Gjatë inaugurimit të autostradës Tiranë-Elbasan, kryeministri Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kryesocialistit Rama.

Berisha e akuzoi atë se është rritur si zvarranik në bankiere, ndërsa tha se vetë ai është rritur si zog malesh.

“Ramën e ka kapur sindromi i moshës sime. Duke mos pasur vite rinie shoku i autobusit ka ardhur tek të 50-tat me ide boshe në kokën e tij, meqënëse nuk kap dot vizionin tonë, gërmon në të shkuarën e tij dhe ju servir shqiptarëve mashtrime, mallkime gjëra pa vlerë, por kjo nuk është përgjegjësia ime, ai u rrit, zvarranik në bunker unë u rrita zog malesh, ja ku jam vazhdoj të fluturoj”, tha më tej Berisha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›