E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Vlorë: Ushtria është kthyer në garizon privat për të marrë vota

ramaVlorë- Kreu i Partisë Socialiste është ndalur sot në qytetin e Vlorës, ku është dhe kryesuesi i listës për deputetë, pasi ka zhvilluar një takim elektoral me ish-ushtarakët. Rama u shpreh se pas 23 qershorit duhet reformim i ushtrisë dhe policisë të cilat, sipas tij janë të mbytura nga korrupsioni. Më tej ai ka lëshuar akuza edhe sa i përket pronave të ushtrisë.

Ajo që është bërë me pronat e ushtrisë është e papërfytyrueshme. Nga ato prona të gjithë ju që kontribuat në vite nuk merrni asgjë, as publiku, ato prona iu transferohen oborrtarëve dhe familjarëve të Saliut duke u kthyer në pronarë tokash pafund. Do bëjmë transparencë për aktet e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ne do bëjmë transparencë të plotë në lidhje me deformimet dhe korrupsioni i pronave, tha Rama.

Më teja i u shpreh se ushtria drejtohet nga një ministër i paaftë dhe karagjoz, që është vënë në funksion të fushatës duke shtuar se ushtria është kthyer në një garnizon privat për të marrë vota.

Në përfundim Rama ju ka premtuar vlonjatëve se nuk do ja u mbyllë derën në fytyrë, duke shtuar se PS-ja nuk do mbyllë sytë para halleve të qyetarëve, do njohë vendimet e gjykatave për statusin e ish-ushtarakëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›