E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit në Turqi sfidojnë rendin, përleshen me forcat e policisë (FOTO)

turqiaTurqi- Pas paralajmërimeve të kryeministrit Erdogan, policia turke ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Parku Gejzi, por situata ka përfunduar në përleshje. Forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit, ndërsa janë ngritur dhjetra barrikada nëpër rrugë.

Të pranishmit deklaruan se kjo ishte një nga netët më të këqia gjatë 18 ditëve të trazirave.

Policia ka bllokuar urën e e Bosforit, për të ndaluar kalimin e protestuesve drejt sheshit Taksim. Përleshjet kanë vijura gjithë mëngjesin e së dielës, ndërsa menjëherë kanë ndrhyrë buldozierët dhe fadromat për pastrimin e sheshit nga barrakat e ngritura prej protestuesve.

Oferta e kryeministrit për të ndaluar rizhvillimin e ‘Gezi Park’-ut, derisa një gjykatë të vendosë mbi ligjshmërinë e tij, ishte gjesti i parë i tij pajtues me sfidën për të mbështetur qeverinë.

Por muajin e kaluar, një gjykatë e Stambollit lëshoi një vendim gjyqësor paraprak kundër planit për të prerë pemët në park, për të bërë rrugë e një qendër tregtare ose kazerma ushtarake. Qeveria ka paraqitur ankesë kundër aktvendimit.

Projekti ishte shkëndija fillestare për protesta, të cilat pastaj u zgjeruan në demonstrata antiqeveritare në disa qytete që panë përleshje të dhunshme mes policisë dhe demonstruesve.
Pesë persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur që kur protestat filluan më 31 maj.

Protestat në Turqi

Protestat në Turqi ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›