Rama: Pronat e ushtrisë të deformuara, në dorën e familjarëve të oborrit
VLORË- Kryesocialisti Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ish-ushtarakët në qytetin e Vorës. Para tyre Rama bëri me dije se reformimi i policisë së shtetit por edhe ushtrisë është i domosdoshëm.
“Do rindërtojmë policinë e shtetit, domosdoshmëri që t’i japim vendit një polici shteti të kthyer në krye të detyrës”, tha ai.
Duke iu drejtuar ish-ushtarakëve, Rama tha se, “Ne bëjmë atë që premtojmë. Do të ulemi shumë seriozisht dhe me respekt me ju nuk do ju mbyllim me derën në fytyrë, nuk do mbyllim sytë para halleve tuaja, do njohim vendimet e gjykatave për statusin tuaj”.
Në lidhje me pronat e ushtrisë, Rama tha se nga to nuk kanë përfituar as ushtarakët dhe as publiku. Ai akuzoi qeverinë për grabitjen e këtyre pronave.
“Ajo që është bërë me pronat e ushtrisë është e papërfytyrueshme. Nga ato prona të gjithë ju që kontribuat në vite nuk merrni asgjë, as publiku, ato prona iu transferohen oborrtarëve dhe familjarëve të Saliut duke u kthyer në pronarë tokash pafund. Do bëjmë transparencë për aktet e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ne do bëjmë transparencë të plotë në lidhje me deformimet dhe korrupsioni i pronave”, tha Rama më tej.
Kryesocialisti tha ndër të tjera se, “Ushtria sot drejtohet nga një ministër i paaftë dhe karagjoz, që është vënë në funksion të fushatës. Ushtria është kthyer në një garnizon privat për të marrë vota. Ne synojmë të ripërtërihet ajo trupë e madhe që duhet të jetë krenaria jonë, garancia jonë”, nënvizoi Rama.
(m.a/BalkanWeb)