Inagurohet tuneli Tiranë-Elbasan, Berisha: Ben Blushi të mbajë fjalën
Elbasan- Sot është ditë e krenarisë kombëtare. Sot më 16 qershor të viti 2013 realizojmë një ëndërr. Kështu e ka cilësuar sot kryeministri Sali Berisha inagurimin e tunelit Tiranë-Elbasan. Pas më shumë se 13 muaj, sot kanë përfunduar punimet e këtij aksi, i cili sipas kryeministrit bën një Tiranën dhe Elbasanin.
Pasi ka përshkrruar brendësinë e tunelit, shefi i ekzekutivit u ndal para simpatizantëve demokratë në dalje të tunelit në Elbasan, ku u shpreh se ky është një nga investimet më madhore sa i përket aksit të jugut.
Realizojmë një ëndërr, por jo vetëm të gjeneratë sonë, por të gjeneratave të tëra, të cilat ëndërronin që një ditë Elbasani, ky qytet i shpirtit të shqiptarëve. Ky qytet, djepi i dijes dhe shkollimit të tyre të bashkohej me Tiranën nëpërmjet këtij tuneli. Emocionet sot janë të mëdha sa vetë rruga. Nuk kanë të përshkruar. Por njëkohësisht kënaqësia është shumë e madhe sepse sot më 16 qershor kthehem në një qyet që para 6 viteve kishte infrastrukturën më të shkatërruar, jo në Evropë por më gjerë. Qeveria po çan male dhe po ndërton tunele, po krijon realitete të reja gjeografike, ekonomike dhe sociale… Është një nga kryeveprat inxhinjerike. Vëllezër dhe motra sot, tuneli dhe autostrada sjellin Elbasanin pranë Tiranës dhe e bëjnë atë qytetin më të afërt. Por Librazhdi, Gramshi dhe Dumreja do të jenë në Tiranë në harkun e 45 min. Pogradeci, Korça, Kolonja do të vijnë për një orë më shpejt. Autostrada është segmenti krenar i koridorit të tetë. Shqipëria inaguron sot segmentin më të rëndësishëm të tërrtorit të saj, korridorin e tetë. I cili do të sjellë avantazhe nga lindja drejt perëndimit, portë e Ballkanit është Shqipëria. Autostrada Tiranë-Elbasan, është segmenti më i rëëndësishëm i koridorit të jugut, që do të sjellë Beratin, Tepelenën në një kohë rekord në Tiranë,- tha Berisha.
Më tej ai u shpreh se inagurimi i këtij aksi sjella avantazhe shumë të mëdha ekonomike. Shefi i qeverisë deklaroi se tani Elbasani dhe Tiranë mund të shkëmbejnë mjaft lehët produktet e tyre bujqësore.
Është një monument madhështor, i një modeli që ka si qëllim përmirësimin e jetës suaj si qyetarë. Me tunelin ne bëjmë që tregu i madh i Tiranës dhe Elbasanit të shkrihet në një. Bëjmë që prodhimet e mëdha të Elbasanit, të Korçës të vijnë në tregun e vendit me kosto të ulët e shpejtësi të madhe. Bëmë që që nëna me fëmijën e saj që kërkon ndihmë të arrijë në Tiranë në kohë rekord. Studentët e Elbasanit dhe Tiranës nuk kanë nevojë më të kërkojnë strehim, por marrin autobusin dhe për një çerek ore janë në destinacion. Ky model ka qenë frymëzues,- vijoi ai.
Ndërkohë nuk munguan edhe akuzat ndaj kryesocialistit Edi Ramqa, i cili sipas kryeministrit ka ide boshe dhe do që të shkuarën tua serviri shqiptarëve. Po ashtu sulmoi edhe deputetin Ben Blushi.
Gjithë këto ditë kam mendur për zotimin e Ben Blushit dhe kam vendosur ta ftoj në selinë e PD, ti dorëzoj dokumentin e PD vetëm e vetëm për ti dhënë atij mundësi njëherë në jetë të mbajë fjalën e tij. E pres në seli, kur të dojë, se ne tunelin e ndërtuam,- tha ai.
Autostrada Tiranë- Elbasan ka filluar në muajin Maj të vitit 2011 me punimet në tunelin e Krrabës.
Autostrada Tiranë – Elbasan është 27 km e gjatë, me 4 korsi, tuneli është 2.5 km i gjatë, me 7 mbikalime, 21 viadukte dhe 4 nenkalime.
Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabës gjatësia 13 km)
Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatësia 2.5 km )
Segmenti III (Tuneli i Krrabës Elbasan gjatësia 11.5 km)
Pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera të segmenteve rrugore para dhe pas tunelit. Ndërtimi i tunelit përfundoi për 13 muaj. Ky tunel është me dy tuba në zemër të malit me gjatësi mesatare rreth 2.5 km secili.