E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, shpërthim eksplozivi në banesën e kreut të Komunës Postribë

SHKODËR- Shpërthim eksplozivi në banesën e kreut të komunës Postribë në Shkodër. 

Ngjarja është regjistruar sot në mëngjes në banesën e Faz Shabajt. Sipas të dhënave të policisë nga shpërthimi është dëmtuar mjeti i kryekomunarit të Postribës.

Po sipas policisë, fatmirësisht nga shpërthimi i eksplozivit nuk ka pasur dëme të tjera.

Ndërkohë mësohet se policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›