Berisha: Rama zyrë Kryeministri pa u emëruar e vetëbesuar, revanshi të bën Enver
TIRANË-Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka sulmuar kreun e PS-së Edi Rama në lidhje me hapjen e zyrës së re të kryeministrit të ardhshëm pranë selisë rozës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’, Berisha thekson se në Republikat Parlamentare Evropiane kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament.
Berisha akuzon Ramën se ai është vetëshpallur kryeministri i zgjedhur pasi shkel procedurat pasi nuk ka nevojë të emërohet nga Presidenti as dhe të votëbesohet nga Parlamenti.
“Revanshi të verbon, të bën Enver, por dhe Don Kishot! Nga Republika Parlamentare tek Republika e Edi Ramës! Të dashur miq, z.Rama ka hapur në selinë mavi, ngjitur me zyrën e tij prej kryetari te PS, zyrën e tij të "kryeministrit te zgjedhur". Në Kushtetutat e vendeve te lira, President apo Kryeministër i zgjedhur njihet vetëm Presidenti dhe Kryeministri qe zgjidhen direkt nga populli në periudhën nga dita e fitores se zgjedhjeve deri ditën e inaugurimit ne detyre. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e të gjitha Republikave Parlamentare dhe Mbretërive konstitucionale të Europës nuk njohin Kryeministër të zgjedhur pasi në zgjedhje të përgjithshme zgjidhen vetëm deputetet kurse vetë kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament. Këto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese te vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojnë për Edi Ramën me 63 deputetet e tij. Ai është vetëshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevojë të emërohet nga Presidenti as dhe të votëbesohet nga Parlamenti. Revanshi të verbon, të bën dhe Enver, por dhe Don Kishot! Ndryshim! Përpara drejt të shkuarës!!!”, shkruan Berisha.
(e.m/BalkanWeb)