Zgjedhjet, Avokati i Popullit: Shqiptarët nu denoncuan abuzimet nga frika
TIRANË- Institucioni i Avokatit të Popullit në raportin përmbledhës për zgjedhjet e 23 qershorit 2013, konstaton abuzime kryesisht me administratën dhe shkollat publike.
“Problematikat kryesore ku u përqendrua hetimi i institucionit kishte të bënte me: “1) Mospërfshirjen e Administratës Shtetërore në aktivitete politike/zgjedhore, 2) Mospërfshirjen e nxënësve dhe mësuesve të shkollave në tubime politike gjatë orarit të mësimit, 3) Krijimin e kushteve për të mundësuar votimin e kategorive problematike dhe grupeve të marxhinalizuara (P.A.K, personave të moshës së tretë, të burgosurve dhe të ndaluarve si dhe Romëve, 4) Zbatimin korrekt të legjislacionit prej Administratës Publike dhe ushtrimin normal të detyrave të saj ndaj qytetarëve edhe gjatë periudhës zgjedhore”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.
Zyra e Avokatit të Popullit, njofton se deri në ditën e zgjedhjeve ka marre vetëm 4 ankesa nga qytetaret, për rastet e denoncimit të veprimeve të kundra ligjshme, pasi qytetarët kishin frikë të denonconin.
“Institucioni i Avokatit të Popullit i bëri thirrje qytetarëve që të denonconin pa ngurrim çdo lloj veprimi të kundra ligjshëm të administratës i cili bazohej në kritere politike dhe cenonte të drejtat dhe liritë kushtetuese të individëve, por “fatkeqësisht u vu re një ngurrim i qytetarëve për të denoncuar haptazi veprimet politike të administratës duke pretenduar se në rast marrje dijeni për denoncimin ata dhe/ose personat e lidhur me ta mund të humbisnin vendin e punës. Për rrjedhojë deri në ditën e zgjedhjeve pati vetëm 4 ankesa të depozituara në institucion (transferimi i një mësuesi në shkollën e fshatit Cermë;pushimi nga puna i një edukatoreje kopshti; ankesa e unionit të Gazetarëve për vendimin e KQZ-së lidhur me transmetimin e fushatës zgjedhore nëpërmjet transmetimit të kasetave të përgatitura prej vetë subjekteve zgjedhore; marrja forcërisht e kasetës së një operatori të emisionit Fiks Fare prej oficerëve të Gardës së Republikës)”, citon ndër të tjera raporti.
(e.m/BalkanWeb)