“Birra Korça”, konkurruese edhe në tregun Evropian

KORÇË- "Birra Korca", birra e parë shqiptare, ka fituar besimin e konsumatorit dhe vlerësimet e ndërkombëtarëve, por shumë shpejt ajo do të konkurrojë edhe birrat gjermane.
Një grup specialistësh nga Hamburgu i Gjermanisë, të cilët prodhojnë edhe birrën gjermane kanë mbërritur sot në ambientet e fabrikës së “Birrës Korça” për të dhënë një konsulencë të tyren, e cila do të jetë afatgjatë dhe do të perfeksionojë më tej cilësinë e 'Birrës Korça' që tashmë ka treguar se edhe në Shqipëri mund të prodhohen produkte të parametrave perëndimorë.
Bjorn Stegeneyer një prej specialistëve, i cili është edhe konsulent i birrës gjermane Bitburger partner i "Birrës Korça në Shqipëri”, tregon me qëllimi i tyre është perfeksionimi i “Birrës Korça”, si një birrë tradicionale gjermane.
"Jemi të kënaqur nga ky bashkëpunim. Jemi këtu si konsulentë, kemi një program afat gjatë që do të çojë në përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së "Birrës Korça”, e cila është vërtet një birrë e mrekullueshme. Kompania jonë është një kompani konsulente dhe ka sjellë me vete 'brum masterat’ e saj për të bërë një birrë tradicionale gjermane dhe për të zbatuar ligjet gjermane edhe këtu në fabrikën e “Birrës Korça”. Siç e shikoni ne jemi në fazën e palë, e cila ka të bëjë me një test, që kjo birrë të jetë edhe më e ngjashme me birrën gjermane. Por, gjithashtu do përpiqemi të sjellim edhe zbatimin e ligjit gjerman në "Birra Korca”. Sot po bëjmë vetëm zierjen e birrës cila do të përfundojë ciklin e saj pas tre javësh,dhe natyrisht do jetë edhe më e shkëlqyer. Fazat e tjera më pas do të kenë të bëjnë me fermentimin, stazhonimin dhe deri tek ambalazhimi repartet e fermentimit. Qëllimi jonë është padiskutim që të jetë një cilësi në perfeksion i kësaj birre, e cila do të konkurrojë përkrah birrave më me emër në tregun perëndimor. Doja të shtoja se këtu na ka ndihmuar shumë edhe modernizimi i fabrikës me një teknologji të standardeve Evropiane e cila përngjason me një "vepër arti.", u shpreh Bjorn Stegeneyer specialist i birrës gjermane.
Birra Korça 'nga viti në vit ka surprizuar me kapërcimin e suksesit të saj duke konkurruar edhe tregun Evropian. Cilësia e shkëlqyer e “Birrës Korça” vijon të jetë prioritetet i kësaj sipërmarrje gjigande, e cila ka përzgjedhur për konsulencë një nga grupet më me emër në Gjermani, që do e rendisë “Birrën Korça” përkrah birrave elitare në tregun gjerman.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: “Birra Korça”, konkuruese edhe ne tregun Evropian