E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rillogaritja e numërmit në Lezhë, Biba: Formula e re e KQZ s'parashikohet në Kodin Zgjedhor

TIRANË- I ftuar në rubrikën “Opinion” në TVNews24 ish-nënkryetari i KQZ-së Denar Biba në një bashkëpunim me gazetaren Ola Bruko vlerësoi se formuala e re e KQZ nuk bazohet në Kodin Zgjedhor ndaj dhe vendimet e tij nuk kanë bazë ligjore. 

“KQZ mirë apo keq është nën kuorumin e nevojshëm për të marrë këtë vendim. KQZ duhet të ketë 5 anëtarë që të celët seanca,. Katër kolegët e mi ulen në sallë dhe verifikojnë se nuk është në kourom e nevojshëm ajo nuk mund të celë seancën dhe të marrë këtë vendim dhe rrjedhimisht ankimimi i LSI në KQZ kalon në Kolegjin Zgjedhor. Ankimimi për Lezhën është i ligjshëm. Natyrisht para certifikimit, mënyra si ka vepruar KQZ për të ndryshuar raportin e mandatit, në sajtin e tij zyrtar të paktët deri dje e majta vijonte të ishte ne përparësi kundrejt partive që formonin aleancën e djathtë”, u shpreh Biba.

Biba theksoi se KQZ, me vendimin për rigollaritjen e numërimit për Lezhën po përsërit precedentin e zgjedhjeve të vitit 2001, duke ndryshuar rregullat e lojës, kur një gjë e tillë nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor. 

“Është bërë një rillogaritje që nuk ka bazë ligjore. Formula e re që i është referuar KQZ per Lezhen nuk parashikohet nga Kodi Zgjedhor, ajo po bën të njëjtën gjë që bëri në vitin 2011, ndryshon rregullat e lojës, kur nuk janë parashikuar në ligj” tha Biba duke shtuar se ai nëse do ishte pjesë e KZ do të nxirrte rezultatin e zgjedhjeve dhe vetëm nëse KQZ do ishte e plotë atëherë do të nisej një proces hetimor administrativ për parregullsitë.

Ish-nënkryetari i KQZ tha se vrasja në Laç njollosi procesin zgjedhor, teksa theksoi se ‘njolla nisi që me ndarjen e mandateve në mënyrë antikushtetuese’.

I pyetur për një rikthim të mundshëm në KQZ, Biba konfirmoi se ardhja e një mazhorance të re në pushtet nuk ka lidhje me vendimin e tij teksa uroi që institucioni i administrimit të zgjedhjeve ti rikthehet ligjshmërisë.

“Ardhja e një mazhorance dhe largimi i një tjetre nuk ka efekt në lidhje me mua, paçka se në letrën time të dorëheqjes i drejtohem mazhorancës në largim sepse në gjykimin tim të palëkunduar ajo bëri një akt të pastër dhune ne shkelje të ligjit, duke larguar një anëtar të KQZ përtej emrit apo partisë që e kishte dominuar. Faktin që morën dëshkimin nuk më ngazëllen, uroj që KQZ ti kthehet ligjshmërisë me mua ose pa mua”, tha Biba
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Biba: Paligjshmëria edhe sot si 2011 pjesë e KQZ, nuk ka kuorum për vendimet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›