Berisha, Rames: Mos fyej administraten, nuk jane rober Qamil Xhani
Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje nga kreu i opozites Edi Rama, qe te mos fyeje nepunesit e administrates qe marrin pjese ne mitingje elektorale. I pranishem ne rehabilitimin e dy nenstacioneve elektrike ne Elbasan, Kryeministri u shpreh se kreu i opozites nuk mund t’i trajtoje punonjesit e administrates qendrore apo vendore si rober. “Zoti Rama deklaron se ata qe vijne ne sheshet e Partise Demokratike jane rober. Une i them zoterise se duhet ta mbaje deshperimin, duhet ta mbaje zemerimin, duhet ta mbaje nervozizmin. Ke hyre ne beteje, ndiq betejen, mos bej fyerje kolektive dhe ta mesosh se punonjesit e kesaj administrate, qendrore e lokale, ne Tirane e ketu ne Elbasan, ne Shkoder e ne Vlore nuk jane robote, por jane qenie shoqerore e politike dhe sa kohe te votohet Sali Berisha, ata do te dalin ne sheshe, me cilen force politike qe te duan”,- u shpreh Kryeministri, Sali Berisha. Kryeministri tha se pervec punonjesve te policise dhe SHISH, cdo zyrtar tjeter eshte i lire te ushtroje vullnetin politik. “Ata kane te gjitha te drejtat politike, pervec ushtarakeve, punonjesve te policise dhe punonjesve te Sherbimit Informativ te Shtetit, te gjithe te tjeret, te cdo force politike, te cdo bindjeje jane te ftuar te ushtrojne vullnetin e tyre, te mbrojne ne fushate elektorale, pikepamjet qe besojne”,- tha Berisha. Kryeministri ju referua deklaratave te kreut te PS-se ne Gjirokaster, i cili i cilesoi mitingjet e PS si tubime qe mbushen me njerez qe merren me presion. “Ndaj i nderuar zoteri, kur ne Gjirokaster fyeve punonjesit, duke u thene rober, nje mesazh me erdhi prej tyre, i cili me thoshte: zoti Kryeminister, une mund t’i them ketij zoterie, se ne jemi njerez te lire, jemi ketu ne miting dhe ai, me sa duket, eshte rob i se shkuares se tij. Nuk kemi c’ti bejme”,- u shpreh Kryeministri Sali berisha.
***
Po dje, z.Berisha u ndal edhe nje here ne argumentin e etikes elektorale, ne mitingun e celjes se fushates ne Berat ku u prezantuan kandidatet per deputete te PD. Berisha u shpreh se eshte e papranueshme qe politikanet te fyejne qytetaret. “Nga kjo platforme, per dy gjera e ftoj zotin Rama. Ne jemi politikane. Ne kemi kamerat, kemi mikrofonat. Eshte e pafalshme per ne te ofendojme njerezit, eshte e papranueshme per ne, nje gje e tille. Natyrisht, fushata eshte fushate, temperaturat ngrihen, por gjakrat duhet te mbahen. Nuk mund t’i quash kurre kete qytetare te mrekullueshem rober. Jo zoti Rama, keta jane gra e burra te lirise dhe keta kane hedhur nje here e pergjithmone shtytjen menjane”, u shpreh Berisha. Kryeministri ju referua Bashkisw sw Beratit e cila qeveriset nga socialistwt, duke u shprehur se askush nuk mund ti ndaloj qw tw mbrojne pikepamjet e tyre. “Nese ka punonjes te administrates ne mitingje, mesoje ketu se kjo bashki, prej disa mandatesh qeveriset nga socialistet dhe i garantoj ata te dalin ne cdo miting, te mbrojne pikepamjet e tyre. Punonjesit e administrates jane gra e burra te lire, jane si une e si ti zoti Rama, kane botekuptimin e tyre, mendimin e tyre, te drejtat e tyre politike. Ata nuk jane rober, por rob i se shkuares eshte ai qe i mendon ata si skllever”, -tha Kryeministri Sali Berisha.