E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, Ramës: Mos guxo të prekësh institucionet

Në Kuvendin e Partisë Demokratike të Lezhës kryeministri solli në vëmendje kryeargumentin e debatit politik në vend, zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Berisha tha se standartet e tyre, përbënin angazhimin kryesor të forcës politike që drejton një angazhim që siç tha kryeministri daton hershëm prej kohës kur në Shqipëri u rrëzua diktatura komuniste.
Berisha akuzoi Ramën për përpjekje të vazhdueshme për të mos futur Partinë Socialiste në zgjedhje. Kryeministri solli në vëmendje zgjedhjet lokale të vitit 2007, shtyrja e tyre tha Berisha ishte frut i përpjekjeve të Ramës për t’i bojkotuar.
Kryeministri bëri një argumetim të gjatë të përpjekjeve të mazhorancës që drejton për të garantuar futjen e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009. Bashkë me këtë po aq rëndësi mazhoranca i kushtoi standarteve të procesit, që siç tha kryeministri morën vlerësimin më të lartë ndërkombëtar.
Kryeministri deklaroi edhe nga Lezha se pas bojkotit të Kuvendit, qendrojnë qëllimet mafioze të kryetarit të Partisë Socialiste. Në Lezhë kryeministri përfitoi nga rasti të ftojë qytetarët me bindje të djathta e të majta politike të festojnë së bashku 8 Dhjetorin, ditën që shënon rënien e dikaturës komuniste në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›