E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premiera e filmit Honeymoons në Tiranë

Me sharmin e një festivali filmi të njohur tashmë në qarqet kinematografike botërore, edicioni i shtatë i Tirana Film Festival u çel me premierën e filmit Honeymoons të regjisorit të njohur serb Goran Paskaljevic. Që në këtë natë mori në dorëzim nga Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Çmimin Golden Spike të fituar në Festivalin Ndërkombëtar të filmit ne Valadod. Honeymoons apo “Muaj Mjalti”, një film i ndërtuar mes Shqipërisë dhe Serbisë së sotme rrëfen fatet e dy çifteve të rinj të cilët largohen nga shtëpitë e tyre, ne kërkim të një jete më të mirë në Perëndim. I njejti fat i dhimbshem i ndjek të dy çiftet, atë shqiptar dhe atë serb, të cilët arrestohen në kufi për hir të një incidenti të ndodhur në Kosove, gjë që i pengon përkohësisht të përmbushin ëndrrën e tyre.

Goran Paskaljevic Bashkëskenarist/Regjisor i filmit
“Jam i impresionuar nga dekori këtu, atmosfera, salla e mbushur plot. Shpresoj ta pëlqejnë edhe këtu filmin si shumëkush në botë që e ka parë. Është një film vërtet i suksesshëm, e këtë e them pa modesti, nuk është vetëm imi, është filmi ynë. Unë mendoj se suksesi i filmit qendron tek emocionet e forta që ai shkakton, dhe jo vetëm se është një koproduksion serbo-shqiptar, por janë emocionet që vijnë nga Lindja ato që e bëjnë vërtet të ndjerë dhe të suksesshme këtë histori. Disa gazetarë në Venecia më pyetën nesë ishte film politik apo një histori dashurie, por unë u thashë se është një histori dashurie e angazhuar, sepse fatkeqësisht politika shënjon jetët tona, veçanërisht në Ballkan. Megjithatë une nuk bëra një film mbi politikën, por mbi jetën njerëzore.”
Një kast i mrekullueshëm aktorësh shqiptarë dhe serbë, ndër të cilët, Bujar Lako, Yllka Mujo e Cun Lajci, apo të rinjte Mirela Naska, Jelena Trkulja, Nebojsa Milanovic e Jozef Shiroka përcollën këtë histori ballkanase.
Nebojsha Milanovic “Ky është filmi i tretë me Goran Paskaljevic. U njohëm dhjetë vjet më parë kur unë isha ende student për Dramë në Akademinë e Beogradit dhe Goran më ftoi të luaja në një film të tij, që asohere fitoi çmime në Festivalin e Venecias. Filmin “Muajt e Mjaltit” e pashë premierë në Venecia, Selanik, dy ditë më parë në Beograd dhe tashmë sapo përfundoi premiera edhe në Tiranë. Është një audience e ndryshme, por emocionet që po ndjej këtu janë të njejta si gjithkund, që nënkupton se është një film i mirë.”
“Muajt e Mjaltit”, bashkëpunimi i parë filmik shqiptaro-serb i realizuar nga Skandal Production dhe Nova vjen fill pas premierave botërore në Festivalin e Venecias dhe Festivalin e Filmit në Toronto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›