E Diel, 1 Nëntor 2026

Ironia e votuesve: Dua shtëpi, Urime çiftit, Jeni bërë shumë të lodhshëm

fotoHapja e kutive të Qarkut të Lezhës nga ana e KQZ-së, ka zbuluar edhe ironinë e disa prej votuesve, të cilët e kanë djegur votën e tyre, duke shkruar mbi fletë.

Në një prej fletëve, një prej votuesve ka shkruar në krah të subjektit politik LSI, Dua shtëpi, ndoshta duke u bazuar edhe mbi faktin se LSI tashmë konsiderohet si partia që të siguron të mira.

Por, ka pasur edhe mbishkrime të tjera. Një prej votuesve është tallur, duke shkruar Urime çiftit, ndërsa një tjetër shkruan se zotërinj, jeni bërë shumë të lodhshëm.

Nuk kanë munguar ndërkohë as sharjet dhe fyerjet ndaj partive apo kandidatëve të caktuar./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›