Berisha Rames Ndal kercenimet ne Shqiperi ka edhe te djathte
Kryeministri Berisha mbajti nje konference shtypi pasditen e djeshme lidhur me situaten e renduar politike ne vend duke gjetur rastin ti jape edhe disa mesazhe kundershtarit te tij politik Edi Rames. Pasi e cilesoi procesin e numerimit te votave qe po ben Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si te rregullt dhe legjitim Berisha nuk ngurroi ti jape mesazhin Rames qe te mos tentoje te shkoje drejt dhunimit te institucioneve sepse pervec popullit te majte ne vend kishte edhe shume mbeshtetes te se djathtes. Nese ndokush mendon se mund te neperkembe mazhorancen ben nje gabim fatal. Mos harro se ne Shqiperi nuk ka vetem socialiste por ka edhe te tjere ata qe kesaj radhe votuan me shume se kurre mazhorancen e tyre deklaroi Berisha duke perdorur edhe shifrat qe sipas tij ne rang vendi shqiptaret kesaj radhe kishin vendosur te mbeshtesnin me shume se kurre mazhorancen. Po keshtu Berisha deklaroi se trazirat qe po ndodhin ne vendin tone nuk mund te kene analogji me vitin famekeq 1997 sepse tashme institucionet demokratike funksionojne ne menyre te plote dhe vendi yne ka nje legjislacion qe nuk mund tu lere shteg zhvillimeve te tilla.
Nuk ka analogji me 1997-n perkundrazi sot demokracia shqiptare eshte te pakten 14 here me solide me e forte se 1997-s. Ju garantoj se as ka dhe as nuk do te kete me 1997. Ka nje mazhorance me solide se nga 1992 ka institucione qe funksionojne theksoi Berisha. Sipas tij PS-ja e provoi te rrezonte me dhune qeverine me 21 janar te ketij viti dhe e kuptoi se kjo nuk mund te arrihej dot. Nga ana tjeter Berisha i beri thirrje Rames qe te respektonte anetaret e KQZ-se dhe te ndalte cdo lloj presioni ndaj tyre. Sipas tij ne rast se ai kishte kontestime per numerimin qe po kryhej ne KQZ atehere duhej ti drejtohej Kolegjit Zgjedhor.