E Diel, 1 Nëntor 2026

Jagland Lideret politike te gjejne zgjidhje

Sekretari i pergjithshem i KiE-se ben thirrje per vetepermbajtje

Situata e tensionuar ne Shqiperi beri qe dje te reagonte me nje deklarate per shtyp edhe sekretari i pergjithshem i Keshillit te Europes Thorbjorn Jagland. Nepermjet nje mesazhi te shperndare ne media drejtuesi i KiE-se deklaroi se palet duhet te kishin vetepermbajtje dhe te respektonin proceset demokratike ne vend. U bej thirrje te gjithe lidereve politike te gjejne nje rrugedalje nga kriza aktuale ne respekt te plote te kuadrit ligjor e institucional dhe te shmangin pershkallezimin e metejshem te tensionit. Shqiptaret meritojne me mire ishte mesazhi qe percoi dje Thorbjorn Jagland. Perfaqesuesit e Keshillit te Europes kane qene mjaft aktiv per sa i perket gjetjes se nje zgjidhjeje per krizen politike ne Shqiperi pas zgjedhjeve parlamentare te qershorit te vitit 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›