E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ramës: Ndihmove Serbinë kur bllokove Kodin?

Kryeministri Sali Berisha akuzoi kundërshtarin e tij politik se ka bllokuar procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë. Nga qyteti i Korçës, Berisha tha se Rama duhet të jetë gëzuar që Serbia e mori statusin dhe Shqipëria jo.

“Nga ky tempull i dijes, i vokacionit perëndimor të kombit unë dua t’i shtroj një pyetje, z Edi Rama: dje u zotove, dhe më erdhi mirë se the se do votojmë çdo gjë dhe s’kemi bërë çdo gjë, kemi miratuar gjithçka që kërkohet në procesin e statusit e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Por, 10 ditë më parë, kur urdhërove grupin parlamentar që të mos votonte Kodin Penal, kur deklarove të bllokuara reformat, i bëre këto për të ndihmuar Shqipërinë apo Serbinë. Serbia e meritoi që e mori sepse Serbia nuk ka një forcë politike që nuk voton ligjet që i kërkohen. Në rast se mendohet se një javë para bllokohen dhe një javë me vonë u thuhet se po kontribuojmë duke zhbllokuar, kjo është një këngë, një melodi e trishtuar që shqiptarët e kanë dëgjuar për 43 vjet me radhë nga etërit e tyre dhe nuk e besojnë më”, tha Berisha.

                                                                                             2012-03-07 13:24
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›