Ngjela: Berisha po ndjek doktrinën e Enver Hoxhës

Spartak Ngjela
Spartak Ngjela, një emër i njohur i së djathtës shqiptare ka dalë në krah të Presidentit Bamir Topi në luftën e këtij të fundit me kryeministrin Sali Berisha.
Kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi duke përshëndetur deklaratat e Topit se Berisha është një komunist dhe se nuk ka mbajtur premtimet për ish-pronarët, ka theksuar se kreu i PD-së po ndjek doktrinën e Enver Hoxhës.
Përshëndes hapin e ndërmarrë nga presidenti ndaj kryeministrit, u shpreh Ngjela. Berisha po ecën sipas doktrinës otomane të Enver Hoxhës. /F.S/