Shteti nuk më mori në mbrojtje duke më detyruar të kryej vrasjen

Gëzim Alija
Ndoshta kjo mund të jetë thjeshtë një justifikim për të përfituar lehtësira gjatë gjykimi. Por Gëzim Aliaj, i cili katër ditë më parë vrau dhëndrin e tij Gjovalin Vuçinaj dhe plagosi një shtetas tjetër ka dëshmuar para trupit gjykues se viktima e tij e kishte kërcënuar dhe se për këtë ai kishte bërë edhe dy kallëzime në polici.
Për këtë arsye ,Aliaj është shprehur se mbante dhe armë me vete. Të paktën, ky është versioni i tij. Pasi gjykata ka vlerësuar se vrasja ka ndodhur me paramendim.
Shteti nuk më mori në mbrojtje duke më detyruar të kryej vrasjen. U takuan rastësisht dhe duke menduar se dhe në mëngjesin e asaj dite më kishte kërcënuar… e qëllova ka pohuar ai. Autori i vrasjes dhe ish-kunati i viktimës kanë patur një debat dy javë para ngjarjes.
Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Vat Stakaj kërkoi vlerësim të ligjshëm të arrestit dhe si masë sigurie atë të arrestit në burg, pasi konflikti është i hapur dhe rrezikon të thellohet.
Mbrojtja, përmes avokatit Hamdi Shullani kërkoi një masë më të lehtë sigurie nisur nga fakti se Gezim Alija ishte i vetmi mashkull në familjen e tij ku ka shtatë motra, nënën, bashkëshorten dhe dy vajzat.
Gjykata ka vendosur arrest me burg për Gëzim Aliajn për shkak të rrezikshmërisë së veprës penale, atë të vrasjes me paramendim të kryer për hakmarrje dhe plagosjes me dashje. /Anila Dushi/