Haxhinasto kërkon nga Singapori njohjen e Kosovës

Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Singaporit, z. K. Shanmugam u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh, forcimin e këtij bashkëpunimi veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare, si dhe zhvillimet në rajon.
Ministri Haxhinasto vlerësoi asistencën dhe ndihmën e vazhdueshme që Singapori i ka dhënë Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve të administratës shqiptare. Bashkëbiseduesit vlerësuan se fusha ekonomike është një potencial akoma i pashfrytëzuar nga të dy vendet. Ekonomia, tha z. Haxhinasto, duhet të jetë kryefjala e marrëdhënieve midis dy vendeve. Për këtë duhet të punojmë së bashku, për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë për investime.
Në këtë kuadër duhet të konsiderohet mbajtja e forumeve të biznesit, të cilat jo vetëm do të krijojnë njohjen e mundësive që ofrojnë dy vendet, por do të sjellin më afër edhe komunitetet e biznesit. Në takim u konkludua realizimi i marrëveshjes për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, e cila do të ndihmojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
Ministri i Jashtëm i Singaporit, z. Shanmugam tha se ka shumë mundësira në fushën ekonomike dhe tregtare, veçanërisht duke patur parasysh se Europa është një investitor i rëndësishëm në Singapor. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonet respektive. Lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, Ministri Haxhinasto vlerësoi se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë krijon një dinamikë të re në rajon. Nga ana tjetër, tha ai, Kosova është një realitet që njihet nga një numër i konsiderueshëm vendesh dhe pavarësia e saj ka rritur stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Z. Shanmugam tha se ata do ta rikonsiderojnë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës në dritën e zhvillimeve më të fundit atje, dhe në kuadër të perspektivës së integrimit në BE, që kanë të gjitha këto vende të rajonit. Ministri Haxhinasto përfundoi vizitën zyrtare në Singapor me një takim me përfaqësues të biznesit. Në këtë takim u diskutua mbi fushat ku biznesi i Singaporit mund të investojë në Shqipëri dhe si të tilla u evidentuan: energjia, turizmi, shkëmbimet tregtare, transporti dhe veçanërisht ai detar, agrobiznesi, etj. /Start/
2012-03-07 14:47