Berisha, Ramës: Nuk shkohet para me debatikas
Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur dje nga qyteti i Shkodrës protestave të LSI-së dhe krijimit të grupimit G99.
RIDVAN DIBRA
Pas një sërë përurimesh në kryeqendrën e veriut, kreu i qeverisë është ndalur së bashku me kryetarin e bashkisë në një konferencë për shtyp, ku ka akuzuar LSI-në dhe partitë që kërkojnë referendum për ndryshimet kushtetuese, se janë duke mbrojtur fenomenin e “Dushkut”. Duke ironizuar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, Berisha e ka quajtur atë komitet të hipokrizisë kombëtare. “Ajo çka mund të them unë, është se krijimi i Komitetit Kombëtar për Shpëtimin e ‘Dushkut’ mund të quhet ndryshe Komiteti i Hipokrizisë Kombëtare. Le t’u kthejmë në memorie qytetarëve, kur këta njerëz që sot thërrasin rroftë ‘Dushku’ kishin 4 vjet që bërtisnin poshtë ‘Dushku’. Çfarë mund t’u thuash këtyre”, është shprehur kryeministri. Ndërkohë, jashtë vëmendjes së kreut të qeverisë, nuk ka mbetur pa kaluar lançimi i një dite më parë në kryeqytet të grupit G99. “Nga ana tjetër, dje në Tiranë pikërisht në vendin e organizatës ‘Debatik’ u themeluan debatikasit e rinj. I patë vetë në terr dhe në errësirë dhe me këtë i them zotit Rama, se Shqipëria me debatikas nuk shkon përpara. Shkohet përpara me shoqëri informacioni, me shoqëri dijeje, shkohet përpara me vizione për të ardhmen dhe jo me nostalgjira për të shkuarën”, u shpreh më tej Kryeministri Berisha. Nga qyteti verior kreu i qeverisë ka kërkuar bashkëpunimin me opozitën lidhur me kryerjen e reformave, teksa ka hedhur poshtë çdo kërkesë të tyre për dorëheqjen. “Mendoj se vazhdimi i reformës kushtetuese është dëshmi e një ndarjeje të përgjegjshme, të përgjegjësisë dhe vizionit të përbashkët për problemet themelore të këtij vendi. Lidhur me kërkesat e opozitës, ja ku e keni Taraboshin, shpifjet e tyre ndaj meje janë më të mëdha se ai mal, por unë jam ky që jam”, vijoi më tej Kryeministri Berisha. Gjatë paradites kreu i ekzekutivit mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në rrugën hyrëse të qytetit të Shkodrës, që përfshin segmentin Ura e Drinit-Ura e Bunës. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është investim i qeverisë shqiptare me vlerë 129 milionë lekë dhe parashikohet të përfundojë para afatit. Kryeministri Berisha pas prerjes së shiritit tha se me këtë inaugurim, Shkodra bëhet me një hyrje moderne sipas parametrave të një qyteti evropian, standarde të cilat i meriton plotësisht. Më pas, Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e Urës së Bunës, një investim i Bankës Islamike për Zhvillim, me vlerë 7.2 milionë USD. Kryeministri Berisha vlerësoi se rikonstruksioni i kësaj ure ka një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë. Në të njëjtën kohë, kryeministri gjatë vizitës në qytetin e Shkodrës u ndal në shkollën “Branko Kadia”, ku vizitoi ambientet e rikonstruktuara të saj nga Bashkia e Shkodrës. Kryeministri vizitoi klasat dhe kabinetin e informatikës të kësaj shkolle, ku vlerësoi se qeveria është e vendosur në sjelljen e Shqipërisë në moshën dixhitale. “Kompjuteri dhe interneti është një univers përpara çdo njeriu. Ai hap një univers të madh dijesh, kështu që internetin ne do ta shtrijmë këtë vit në çdo shkollë dhe ky është vetëm fillimi. Unë ju them që nga këto kompjuterë që keni përpara, do të keni përdorimin më të gjerë që nga e-learning, mësimi dixhital, deri tek të gjitha proceset e mundshme dixhitale”, u shpreh kreu i qeverisë.