E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama shpëtoi Berishën nga Gërdeci”

Drejtuesi i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, akuzoi kreun e PS-së se shpëtoi Berishën nga Gërdeci. “Kush ia hodhi komardaren e shpëtimit një qeverie pa kredibilitet, ia hodhi Edi Rama.

Lideri i opozitës në vend që të bëjë opozitë bën amendime, që e përmbysin Kushtetutën dhe i heqin shqiptarëve të drejtën për t’u shprehur. Kjo është shumë e rëndë!”, tha Zheji. Ai i bëri thirrje qytetarëve të japin kontributin e tyre për të zhvilluar referendumin. “Atëherë unë ju them, ka kuptim që të mbledhim firmat, ka kuptim që të vendosim sovranitetin e sovranit që jeni ju përmes nënshkrimit të së drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në referendum, për të përmbysur këtë atentat kushtetues”, u shpreh Zheji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›