Koçi: PS, jo parti e kryetarit që shitet për listën e mbyllur
Drejtuesi i Lëvizjes për Politikë Institucionale, Petro Koçi, tha dje në miting se, PS-ja nuk mund të shitet për një vend në listat e mbyllura.
“Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është partia e deputetëve që për një vend në listë shesin Kushtetutën dhe republikën, por është e intelektualëve dhe e qytetarëve që për të fituar Kushtetutën kanë humbur dhe vendin e punës. Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është partia e një kryetari që shet zgjedhjet për të fituar një listë të mbyllur, por e mijërave që nga lideri historik i saj e deri te militanti në qendrat e votimit që kaluan dhe dyert e burgut për të fituar demokracinë e vërtetë parlamentare”, tha Koçi. Sipas tij, shumica e deputetëve të opozitës tradhtuan betimin përpara popullit dhe i dhanë kontrollin e Parlamentit kryeministrit më të pakontrollueshëm të Evropës. Ata bënë realitet ëndrrën e vjetër të Sali Berishës për Republikë Presidenciale apo kryeministrore, të humbur në vitet 1994, 1997 dhe e fituam si republikë parlamentare në 1998.