E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbet Bylis, përfiton Apolonia

Kryesuesja e Kategorisë së Parë, Bylisi është mundur dje në fushën e saj me rezultatin 2-1 nga Laçi.

 Ndërkohë që ndjekësja më e afërt e mallakstriotëve, Apolonia shkatërroi me rezultatin 5-0 skuadrën e Gramshit, duke i dhënë grushtin e nokautit kësaj të fundit, e cila praktikisht e ka prerë biletën për të zbritur nga kategoria. Skrapari ka arritur një fitore të rëndësishme dje përballë Tomorit, teksa ka mposhtur ekipin beratas me rezultatin 2-1. Skrapari ruan vendin e tetë, me 48 pikë të grumbulluara, po aq sa edhe skuadra e Luftëtarit, e cila fitoi dje përballë Erzenit me rezultatin 3-0. Lumë golash në sfidën mes Lushnjes dhe Tepelenës e cila përfundoi 7-3 në favor të lagunarëve. Kjo ishte padyshim një ndeshje tenistike ku Lushnja arriti të dominonte thuajse totalisht. Ndërkaq Dajti u parakalua nga Turbina, pasi u mund 3-1. Burreli mundi Bilisht Sportin 2-0 ndërsa Sopoti mundi naftëtarin me rezultatin 1-0. Ada fitoi 3-2 me skuadrën e Pogradecit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›