LSI-ja merr kreun e Këshillit Bashkiak të Tepelenës
Përplasjet mes PS-së dhe LSI-së, janë shtrirë edhe në Tepelenë.
Zgjedhja e një përfaqësuesi të LSI-së në krye të Këshillit Bashkiak të Tepelenës me votat e të djathtëve, ka revoltuar këshilltarët e socialistë. Petrit Abedini, është zgjedhur me shumicën e votave të këshilltarëve që kanë qenë prezent në mbledhjen e dy ditëve më parë të Këshillit Bashkiak të Tepelenës, duke shënuar një rast tjetër përplasjeje mes përfaqësuesve të dy forcave politike të spektrit të majtë. Zgjedhja e Abedinit në krye të Këshillit Bashkiak, erdhi pas refuzimit të PS-së për të nxjerrë një emër që do garonte për këtë post dhe mungesës së votave esenciale nga ana e këshilltarëve të PD-së. Në këto kushte emri i Petrit Abedinit doli nga vetë përfaqësuesit e forcave të djathta, duke marrë aprovimin edhe të vetë atij ku në Këshillin Bashkiak është përfaqësues i LSI-së. Pas votimit të kryer me pjesëmarrjen e 10 këshilltarëve në mbledhje, Abedini është zgjedhur në këtë mënyrë kryetari i ri i Këshillit Bashkiak të Tepelenës me votat e të djathtëve. Kjo mënyrë e të zgjedhurit është denoncuar nga përfaqësuesit socialistë, të cilët kanë insistuar që mbledhja e Këshillit Bashkiak të zhvillohej më vonë duke mos i dhënë asaj karakter të jashtëzakonshëm.